Greqia ka arritur një marrëveshje me kreditorët mbi detajet e reformës, që duhet të realizohet para se vendi të marrë disbursimin e radhës prej 86 miliardë euro nga programi i shpëtimit…
Marrëveshja që mbulon një sërë masash strukturore dhe fiskale, që nga shkurtimi i pensioneve në liberalizimin e tregtisë, u përfundua pas bisedimeve intensive gjatë javës së shkuar pas muajve grindje midis Ministrit grek të Financave dhe monitoruesve nga BE-ja të programit të shpëtimit, si dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Kjo marrëveshje pason marrëveshjen politike mbi programin e shpëtimit, që lejoi vëzhguesit të kthehen në Athinë për të sheshuar detajet e masave, pasi kryeministri grek Alexis Tsipras kundërshtoi shkurtimet e mëtejshme të pensioneve dhe zgjerimin e bazës së tatueshme. Masat do të hyjnë në fuqi në 2019 dhe 2020.
Ndryshimet mbi madhësinë e shkurtimeve do të aplikohen në 2019-ën, te pensionet që deri tani janë reduktuar me më shumë se 40% që nga 2011-a. Reduktimi i mëtejshëm i pensioneve do të jetë 18%.
Normat e kthimit mbi borxhin e brendshëm grek u ulën, ndërsa investitorët e tregut mirëpritën lajmin e marrëveshjes dhe blenë borxh në vend.
Parlamenti grek tashmë duhet që të aprovoi reformat, duke hapur rrugë firmosjes së marrëveshjes nga ana e ministrave të Eurozonës në 22 maj.
Partia e krahut të majtë në pushtet, Syriza dhe partneri i krahut të djathtë Independent Greeks kanë një shumicë të ngushtë me vetëm 3 mandate plus në parlament.
Por, sondazhet tregojnë për një avantazh të partisë në opozitë, Demokracia e Re, dhe koalicioni opozitar po mendon që të mbështesin masat në mënyrë unanime në vend që të shkojnë për zgjedhje të parakohshme duke u rebeluar kundër masave shtrënguese.
Greqia ka nevojë urgjente për pagesën e ardhshme të programit të shpëtimit në mënyrë që të përmbushë afat për pagimin e 6 miliardë euro borxh në korrik.
Marrëveshja është gjithashtu një kusht për të siguruar pjesëmarrjen e FMN-së si një partner financiar në programin aktual të shpëtimit në linjë me kërkesën e Gjermanisë, udhëheqësen e tre programeve të mëparshme dhe të suksesshme të shpëtimit që nga 2010.
Fondi insiston se Greqisë duhet t’i sigurohet një lehtësim nga borxhi në mënyrë që ajo t’i bashkohet programit të shpëtimit duke e argumentuar se barra e rëndë e borxhit është e paqëndrueshme.
Një zyrtar grek tha se marrëveshja nuk përfshinte shifra precize mbi objektivat e suficitit primar, përpara se të bëhen pagesat e interesave dhe principalit të borxhit, ndërkohë që këto pritet të finalizohen gjatë bisedimeve mbi lehtësimin e borxhit që do të garantohet nga kreditorët.
Greqia arriti një suficit primar të paprecedent prej 3.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në 2016-ën përkundrejt një objektivi prej 0.5%. megjithatë Fondi dyshon se objektivi i BË-së për Greqinë për një suficit primar prej 3.5% do të mbahet gjatë periudhën në afat mesëm.