Dogana e Tiranës tashmë do të ketë një terminal të ri, Vorë-Rinas. Investimi me vlerë 25 milionë dollarë, shtrihet në një sipërfaqe prej 75.500 m². Parashikohet të hapen si fillim 400 vende të reja pune dhe me perspektivë shtese rreth 120 persona në vit.
Kapaciteti përpunues ditor i këtij terminali është 420 kamionë dhe 120 furgonë. Aktualisht përpunohen rreth 200 kamionë në ditë. Në mjediset e saj operojnë rreth 44 agjenci doganore, si dhe banka, shoqëri sigurimesh, shërbime postare, shërbime të kontrollit sanitar, kimik, etj. Terminali ka siguri të lartë pasi kontrollohet me kamera, që vëzhgojnë edhe magazinat doganore me sipërfaqe 10.000 m².
Avantazhet e këtij investimi janë se rrit besueshmërinë e biznesit ndaj administratës doganore dhe përmirëson ndjeshëm imazhin e saj; minimizon shfaqjet korruptive dhe rrit efektivitetin e luftës kundër kontrabandës; ulet koha e qëndrimit të subjekteve në doganë. Terminali i ri siguron 13 kontrolle fizike në të njëjtën kohë dhe mundëson mbrojtjen e markës, patentës, shëndetit publik dhe mbrojtjen e konsumatorit.
Një tjetër avantazh ka të bëjë me vendosjen e terminalit jashtë qytetit të Tiranës, gjithashtu, lehtëson dhe përmirëson ndjeshëm qarkullim e mjeteve në hyrje të Tiranës. Ky investim është realizuar përmes partneritetit publik-privat.
Sipërmarrësja Donika Mici tha se me ndërtimin e këtij terminali shmangen ato pengesa të mëdha që janë hasur në doganën e Tiranës, për parkimin, për trafikun, për probleme nga më të ndryshmet.
Edhe Presidenti i shoqatës “Biznes Albania”, Luan Bregasi tha se për sipërmarrjen private kjo përkthehet në kontrollin e veprimtarisë së biznesit në mënyrë korrekte dhe ligjore.
Nga ana e tij kryeministri Berisha u shpreh se ndërtimi i këtij kompleksi ishte një domosdoshmëri në kuadër të përmirësimit të kushteve për biznesin.
Aktualisht kontrollet fizike janë ulur ndjeshëm. Nga ana tjetër për biznesin është ulur koha e zhdoganimit nga 457 minuta në vitin 2011 në 206 minuta në vitin 2013, gjë që ka sjellë reduktimin e dokumenteve për eksport nga 7 në 3 dhe për import nga 8 në 4, si edhe rritje të transparencës ndaj biznesit.
Informacion teknik mbi terminalin
Teminali i Ri i Doganës Tiranë është një investim i ndërtuar me partneritet publik – privat mes Doganës dhe Continental Group sh.a, pjesë e Grupit KASTRATI, me ndërtues Kompaninë Salillari.
· VLERA e INVESTIMIT 25.000.000 USD
· SIPERFAQJA E INVESTIMIT
Ky investim shtrihet ne nje siperfaqe 75.500 m²
· VOLUMET E NDERTIMIT, INVESTIMIT
Per realizimin e ketij investimi u desh te kryhen:
– 600.000 m³ germime
– 250.000 m³ mbushje.
– 5500 ton hekur
– 150.000 m³ stabilizant
– 52.000 m² siperfaqe asfaltimi.
– Nje platforme prej 12990 m² siperfaqe ndertimi.
– Gjithashtu siperfaqe trotuaresh, bankinash, mure mbajtese dhe rrethuese duke e cuar siperfaqen e ndertimit ne 43300 m².
– Gjate kryerjes se ketyre punimeve per nje periudhe 4 – mujore u punesuan ne fronte te ndryshme pune 1850 persona.
· KAPACITETI (KAPACITETET PERPUNUES)
Infrastruktura e ngritur ne terminal krijon mundesine te perpunohen deri ne 420 kamione, 120 furgone si dhe te kryejne zhdoganime subjekte te ndryshme fizike, per autoveturave, perpunime prej rreth 300 procedura ne dite.
· AMBJENTET PER OPERATORET (AGJENSI, BANKA, SHOQERI SUGURIMI ETJ)
Ne Terminal jane garantuar ambjente per te gjithe operatoret ndihmes ne funksion te Doganes, te vendosur ne nje godine me siperfaqe ndertimi prej 1630 m², ne nje ndertese dy kateshe, ne te cilen jane akomoduar 44 Agjensi Doganore, Banka, Shoqeri Sigurimesh, Sherbime Postare, Sherbime te ontrollit sanitar, kimik etj.
· FACILITETET
Ne terminal eshte siguruar kontrolli 100 % i aktivitetit te gjithe procedurave doganore, sigurimi i vezhgimit ne te gjithe territorin pa nderprerje me kamera, hyrja dhe dalja vetem nga nje porte, peshore, 12 poste per kontrollin fizik, 10.000 m² magazina doganore te cilat do te lartesojne operimin e shpejte te kamioneve qe jane me grupazhe.
· AMBJENTET SOCIALE
Ne terminal eshte parashikuar qe per cdo operator qe ka nevoje te operoje brenda tij te sigurohet nje ambjent i paster dhe i bollshem per akomodim, linje telefonike, internet, ambjente per Bar & Restorant, parking dhe cdo lloj sherbimi qe lidhet me nevojat e funksionimit normal te procedurave. Te gjitha ambjentet e godinave jane te paisura me ajer te kondicionuarsi dhe kane te siguruar furnizimin me energji elektike te panderprere.
· PERSONAT E PUNESUAR PER FUNKSIONIMIN NORMAL TE TERMINALIT
Me fillimin e punes ne terminal hapen 400 vende te reja pune dhe sipas perllogaritjeve per zhvillimin prespektiv premtohet nje norme rritje punesimi me rreth 120 persona ne vit.
· PERSONAT QE DO KRYEJNE VEPRIMTARI DITORE NE TERMINAL
Infrastruktura e terminalit dhe menyra se si eshte konceptuar, arrin te perballojne nje volum pune mbi 700 persona ne dite qe mund te kryejne veprimtari normale ne terminal.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.