Hochtief AG (HOT), kompania më e madhe gjermane e ndërtimit, ka rënë dakord që të shesë divizionin e saj të aeroporteve tek ‘Public Sector Pension Investment Board’ i Kanadasë, teksa do ta ngushtojë fokusin e aktivitetit në ndërtim.
Marrëveshja e vlerëson biznesin, që ka aksione në aeroportet e Athinës, Budapestit, Dyseldorfit, Hamburgut, Sidneit dhe Tiranës, në rreth 1.5 miliardë euro dhe Hochtiefdo të marrë 1.1 miliardë euro, teksa disa aksione janë mbajtur nga partnerët e saj, tha kompania në një deklaratë.
Shefi ekzekutiv i kompanisë, Marcelino Fernandez Verdes, që e mori drejtimin në nëntor dhe vjen nga aksionari i shumicës Actividades de Construccion & Servicios SA i Spanjës, po e kthen strategjinë që po ndiqej prej një dekade të zgjerimit në shërbime. Hochtief, po kërkon gjithashtu që të shesë njësinë e saj të zhvillimit të pasurive të paluajtshme.
Koncesionari i Rinasit
Që prej datës 23 prill 2005, Tirana International Airport “Nënë Tereza” menaxhohet dhe operohet nga shoqëria private e quajtur Tirana International Airport SHPK (TIA). Si një firmë konçensionare TIA do të drejtojë të gjitha aktivitetet e aeroportit për 20 vjet.
Tirana International Airport është një kompani në pronësi të HOCHTIEF AirPort, një nga liderët e investitorëve privatë të aeroporteve në botë, Deutsche Investitions- und Enwicklungsgesellschaft (DEG), një anëtare e grupit KfW e cila është e specializuar në financimin e investimeve të koorporatave dhe infrastrukturave në Europë si dhe gjithashtu në financimin e eksporteve, projekteve afatgjata dhe investimeve të kompanive europiane jashtë vendit, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve (FSHAN), një kompani investuese krijuar nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të mbështetur zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.