Të bindur që konsumatorët europianë pëlqejnë telefonat inteligjentë me ekrane të mëdhenj, krijuesi kinez Huawei i pajisjeve teknologjike ndërlidhëse prezanton tabletin “Mate 7”, një miksim ndërmjet një tableti dhe një telefoni inteligjent, me ekran 6 inç.
Pajisja vjen me një teknikë zhbllokimi të ekranit, duke e prekur atë nga mbrapa, sipas zotit Ho, kjo është një metodë më e shpejtë se sa telefonat e tjerë inteligjentë. Bateria e pajisjes e lejon “Mate 7” të kryejë për dy ditë të njëpasnjëshme operacione të plota.
“Mate 7” do të jetë në treg me çmimin 499 euro, ose rreth 660 dollarë, duke filluar nga shtatori në Kinë, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca dhe Spanja.