Ndryshimi i punës mund të jetë i mirëpritur dhe tranzicion emocionues, por që në të njëjtën kohë mund të jetë edhe një periudhë e vështirë. Nëse kohëve të fundit keni filluar punë të re, ose planifikoni ta bëni dicka të tillë, ekpsertët shpresojnë që këto strategji mund të jenë të dobishme për ju:
# 1 – Tregohuni një dëgjues aktiv
Është e rëndësishme, sidomos për punonjësit e rinj, të dëgjojnë shumë. Si një fillestar, do të ishte një ide e ti mbani opinionet tuaja për vete –përvec se në rast se ju kërkojnë mendim-dhe, në përgjithësi, të qndroni në ‘hije’ derisa sa ti njihni kolegët tuaj dhe ata t’ju njohin ju. Të fitoni besimin dhe respektin e ekipit tuaj mund të kërkojë kohë, kështu që ju duhet të shmangni një shfaqje arrogante.
#2 –Perpiquni ti mbani mend personat me emra
Të kujtoni emrat e kolegëve tuaj të rinj mund të kërkojë kohë që t’ju ndihmojë të bëni një përshtypje të mirë të parë dhe të filloni të konsolidoni marrëdhëniet tuaja të punës. Ekspertët rekomandojnë të mbani shënime për të kujtuar se kush është kush dhe, në qoftë se ngecni mund të thoni gjithmonë, ‘Ju lutem më ndihmoni të mbaj mend emrin tuaj,’ kur është e nevojshme. Duke iu drejtuar njerëzve me emër, që në fillim, ju ndihmon të angazhoheni më shpejt me kolegët e rinj, dhe tregon se ju po përpiqeni ti njihni ata.
#3 – Njihuni me tablon e përgjithshme organizative
Skema organizative nga Burimet Njerëzore është një pikë e mirë nisje për të kuptuar se kush i raporton kujt. Kjo do t’ju ndihmojë të mos ‘I shkelni në kallo’askujt duke dalë pa dashje mbi dikë tjetër. Të dini se ku duhet të drejtoheni për të kërkuar ndihmë është gjithashtu thelbësore – prandaj mos kini frikë të bëni pyetje.
# 4 – Bëni një lojë të mirë me të tjerët
Është e rëndësishme që të jeni të shoqërueshëm dhe një shok i përgjegjshëm grupi në një pozicion të ri. Autenticiteti është celësi kyc, kështuqë nderoni personalitetin tuaj dhe përcillni enerjitë më positive tuajat. Të përshëndesni njerëzit profesionalisht- duke ruajtur kontaktin me sy dhe duke buzëqeshur apo duke shkëmbyer duart kur është e përshtatshme- ju ndihmon të filloni me këmbën e duhur.
#5 – Bëni të ditur njerëzve se si duhet t’ju trajtojnë
Fillimi i një pune të re është një mundësi e madhe për ti ndihmuar të tjerët të kuptojnë punën dhe stilet tuaja të komunikimit. Duke vendosur etikën tuaj të punës, kufijtë, dhe llojin e ‘nxënësit’ që ju jeni është celësi kyç për një nisje të mirë. Ju dëshironi të krijoni praktika reale dhe të qëndrueshme të punës që ju nderojnë si ju ashtu edhe organizatën tuaj të re.
Ndërsa viti i parë në një punë mund të jetë gjasojë me një përshtatje të vështirë, praktimkimi i strategjive të reja ju do ju ndihmojë të pozicionheni më së miri.