Ndërkohë, është industria ajo që punëson më shumë njerëz, me 87.2 mijë të punësuar ose 31.1 përqind.
Në total, Shifra e afarizmit në vitin 2011 është 9 përqind më e lartë se në vitin 2010. Prodhuesit e të mirave dhe shërbimeve janë rritur përkatësisht me 7.6 dhe 9.7 përqind gjatë të njejtës periudhë.
Investimet janë realizuar 126 miliard lekë në 2011, nga 85.7 miliard lekë në 2010 duke pësuar një rritje prej 47 përqind.
Shifra e afarizmit mesatare për të punësuar gjithsej është rritur me 4.7 përqind nga viti 2010 në vitin 2011.
Numri gjithsej i të punësuarve paraqitet me rritje 4.1 përqind.
Prodhuesit e shërbimeve kanë realizuar 63 përqind e shifrës së afarizmit dhe zënë 57 përqind të të punësuarve.
Prodhuesit e të mirave zënë 17 përqind të numrit të ndërmarrjeve dhe kanë realizuar 67 përqind të investimeve.
Ndërmarrjet në pronësi shtetërore kanë ende ndikim në ekonomi
Ndërmarrjet me pronësi shtetërore kanë 6 përqind të të punësuarve. Ato realizuan 1.3 përqind të shifrës së afarizmit. Ato janë më dominues në sektorët e shërbimeve dhe të transport e komunikacionit, me 3.4 dhe 2.9 përqind të shifrës së afarizmit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.