6.5 milionë njerëz i kaluan pushimet e tyre në fshat, sipas një studimi
Agroturizmi po forcohet. Vitin e shkuar, sektori regjistroi një performancë të shkëlqyer për sa u përket mbërritjeve dhe prezencës së turistëve. Të dhënat tregojnë për një rritje mbi 8% të numrit të turistëve. Në total 6.5 milionë njerëz kanë zgjedhur që t’i kalojnë pushimet e tyre në fshat dhe jo në male apo në det.
Mikpritja rurale
Kjo rritje është falë turistëve të huaj, veçanërisht gjermanëve, francezëve dhe europianoveriorëve, të cilët u kanë kthyer shpinën destinacioneve që kanë qenë nën shënjestrën e terroristëve
Përqendrimi më i lartë i turistëve u regjistrua në gusht, aspak ndryshe nga segmentet e tjerë të këtij sektori, ndërsa destinacionet më të frekuentuara ishin ato pranë brigjeve detare, maleve apo qyteteve që promovojnë artin.
Gjeografikisht Jugu mbetet më i preferuari, duke u kryesuar nga Pulia, Sicilia, dhe Kalabria. Megjithatë edhe rajonet e Qendrës dhe të Veriut kanë tregues të mirë. Zgjedhja nuk është e nxitur vetëm nga vendndodhja por edhe nga aktivitetet që mund të zhvillosh atje, siç është kalërimi, gjuajtja me hark, ecjet e gjata, vizita e vendeve arkeologjike dhe deri te kurset e gatimit.
Raporti i çmimit me cilësinë
Sipas Shoqatës lidhur me Coldiretti, 70% e pushuesve italianë kanë vizituar punishtet e vajit, fermat alpine, kantinat e verës, bizneset bujqësore, panairet, vendet me agroturizëm dhe tregjet lokale të fermerëve për të bërë blerje direkt në burim.
Një prej arsyeve që turistët vijnë te ne, tregon Silvia Bosco, administratore e Terranostra, është raporti i cilësisë me çmimin, i cili është veçanërisht i favorshëm. Standardet e akomodimit janë përmirësuar ndjeshëm vitet e fundit.
Agroturizimi nuk është për të ofruar vende fjetjeje, thekson Cosimo Melacca, president i Shoqërisë së Agroturizmit, por për të përjetuar natyrën, diçka që nuk më të dublohet në asnjë vend tjetër. Një nga tendencat më të fundit të këtij sektori është investimi në kampingje. Turistët po kërkojnë për diçka ndryshe nga ajo që mund të gjejnë në hotel.