*Nga Ben Pring
Teknologjia po bëhet gjithnjë e më e fuqishme me çdo minutë që kalon. Duke pasur parasysh trajektoren aktuale të inteligjencës artificiale, së shpejti robotët do të bëjnë gjithçka që njerëzit bëjnë sot. Kjo perspektivë është emocionuese dhe e frikshme në të njëjtën kohë.
Në një nivel makro, në fund të fundit, ndryshimet teknologjike do ta bëjnë botën një vend më të mirë e të pasur. Por në një nivel personal mikro, makineritë do t’i bëjnë shumë aftësi gjithnjë e më pak të rëndësishme dhe të vlefshme. Si mund “t’i mundim robotët” para se të jetë shumë vonë?
1.Analist dhe përpunues të dhënash
Sipas website CareerCast, analizimi dhe përpunimi i të dhënave është puna më e vështirë për t’u bërë në vitin 2017. Kompanitë teknologjike nuk janë të vetmet që mbështeten mbi të dhënat për të drejtuar operacionet e tyre. Shumë biznese, duke përshirë banka, kompani ajrore, kompani industriale – janë duke u përpjekur të punësojnë njerëz.
2. Punonjës në fushën e sigurisë kibernetike
Aaron Levie, CEO i kompanisë Box, së fundi ka thënë se “nëse doni një punë për vitet e ardhshme, punoni në teknologji. Nëse doni një punë për jetë, punoni në fushën e sigurisë kibernetike”.
Lufta midis hakerave dhe ekspertëve të sigurisë bëhet gjithnjë e më intensive – ndërkohë që Willie Suttons* i kohërave moderne shkon andej ku gjenden paratë – pra duke hakuar kodet. Ndoshta ju nuk jeni në gjendje të flisni rreth punës suaj, por llogaria bankare di gjithçka.
3.Dizajnues
Apple – nëpërmjet ndjeshmërisë ndaj dizajnit – ka ndryshuar fytyrën e biznesit modern. Tani çdo kompani dhe organizatë e di se është e nevojshme t’i kushtojë rëndësi dizajnit të produkteve, në mënyrë që të qëndrojë koherent me ndryshimet demografike dhe kohërat që ndryshojnë.
Dizajni – pasi inxhinierët kanë përfunduar punën e vërtetë – është në qendër të çdo vendimi kritik që marrin bizneset. Për pasojë kompanitë e dizajnit janë duke u blerë gjithnjë e më shumë nga kompani konsulence dhe teknologjike.
Edhe nëse shkenca, teknologjia, inxhinieria e matematika nuk janë pikat tuaja të forta, por jeni një person kreativ, kjo mund të jetë puna ideale për ju. Dizajni i produkteve dhe shërbimeve është një ndër punët më të sigurta në një botë gjithnjë e më shumë teknologjike.
4.Hartues strategjish
Në një studim të fundit të Center for the Future of Work (Qendra për Ardhmërinë e Punës), pothuaj të 2500 liderët ekzekutivë që u morën në intervistë ishin të mendimit se njerëzit kanë nevojë të hartojnë strategji përballë rritjes së përdorimit të teknologjisë.
Nevoja për të rritur rolin e njerëzve përballë robotëve është sfida dhe mundësia më e madhe e të gjithëve ne. CEO-t dhe bordet drejtuese do të kenë nevojë gjithnjë e më shumë për hartues strategjish, të cilët do t’i ndihmojnë kompanitë të kuptojnë se çfarë duhet të bëjnë kur robotët të kenë gjithnjë e më shumë kontroll.
Dhe do të ketë shumë punë për të gjithë, nëse ju do të mendoni në mënyrë strategjike rreth punës që bëni dhe si ta bëni atë, ndërkohë që robotët po bëhen gjithnjë e më shumë inteligjentë.
Mendimi që ekziston sot është që Inteligjenca Artificiale dhe robotët do të na lënë të papunë. Në vëzhgimin tonë, vetëm një e treta e të anketuarve besonin se rritja e inteligjencës artificiale do të linte pa punë një numër gjithnjë e më të madh njerëzish të nevojshëm në kompaninë tuaj.
Pjesa më e madhe beson, ashtu si ne, që zgjuarsia e pashtershme e njeriut do të vijojë të gjejë punë për duart dhe trurin njerëzor për të përmbushur dëshirat dhe nevojat tona. Edhe nëse makinat bëjnë gjithçka, sërish do të ketë shumë punë edhe për njerëzit.
Burimi: CNBC
———-
1*Ben Pring është bashkautor i ‘What to do when machines do everything’ dhe drejton ‘Cognizant’s Center for the Future of Work’
2*William Francis “Willie” Sutton, Jr. (30 qershor 1901 – 2 nëntor 1980) ka qenë një grabitës amerikan bankash. Përgjatë 40 viteve si grabitës bankash, vodhi rreth 2 milionë dollarë. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në burg prej nga të cilit është arratisur tre herë.