Kompanitë sllovene pozgjerojnë gradualisht përdorimin e mediave sociale, kryesisht për qëllime promovuese dhe ndërtimin e markave, sipas një sondazhi nga të Zyrës së Statistikave.
Rreth 42% e kompanive me dhjetë apo më shumë punonjës përdorin mediat sociale, nga 39% një vit më parë.
Përdorimi i mediave sociale është më i përhapur në mesin e lojtarëve të mëdhnj (75%) se në mesin e firmave të vogla (39%).
Megjithatë, kompanitë e mesme po ekapin me shpejtësi ritmin, teksa shënojnë 52% ato që po aplikojnë tashmë mediat sociale, nga 39% një vit më parë.
Rrjetet sociale janë platformat më popullore, me 41% të firmave sllovene që kanë një profil në rrjete të tilla si Facebook apo LinkedIn, rritur nga 37% një vit më parë.
Rreth 14% përdorin platforma për ndarjen përmbajtje multimediale të tilla si YouTube apo Flickr, me 2 prëqind rritje nga 12%.
Vetëm 9% kanë blogs apo llogari Tëitter, me një pikë më shumë se një vit më parë raporton Slloveni TImës.