Kontabilistët dhe ekonomistët, Ministria e Financave nis trajnime falas për standardet e përmirësuara

17/11/2017 11:04 AM 2 komente

Nga data 20 nëntor Ministria e Financave dhe Këshilli Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit do të nisin projektin që lidhet me trajnimin në shkallë të gjerë të kontabilistëve lidhur me Standardet e Përmirësuara Kombëtare të Kontabilitetit. Vetë Këshilli bëri me dije se kjo vjen në kuadër të projektit “Forcimi i edukimit në fushën e kontabilitetit dhe auditimit për hartuesit e pasqyrave financiare dhe punonjësit e tatim-taksave, dhe i kapaciteteve teknike në profesionin e kontabilistit dhe audituesit” në bashkëpunim të ngushtë me Institutin e Kontabilistëve të Miratuar.

Trajnimet parashikohen që të zgjasin nga nëntori 2017 deri në prill 2018. Çdo seancë është parashikuar që të zgjasë 5 ditë dhe është falas sipas një kalendari të paracaktuar (foto)

 

Regjistrimet për trajnim

Instituti Kombëtar i Kontabilistëve të Miratuar nga ana tjetër bëri të qartë hapat që duhet të ndiqen për t’u regjistruar.

“Ftohen të gjithë anëtarët dhe kandidatët që kanë paguar kuotat e anëtarësimit përfshirë ato të vitit 2017 të regjistrohen në faqen e internetit të IKM deri në datën 31 tetor 2017. Regjistrimi mund ta bëni në faqen e internetit të IKM në rubrikën “Aktivitete / Regjistrohu për Trajnimet e Ministrisë së Financave dhe KKK” duke zgjedhur kohën e zhvillimit të trajnimit sipas  preferences tuaj si dhe duke plotësuar të dhënat tuaja. Trajnimet janë falas dhe do të shërbejnë jo vetëm për zhvillimin tuaj profesional, por njëkohësisht do të konsiderohet pjesë e edukimit në vijimësi. Trajnimet do të zhvillohen në Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Korçe, Vlorë, Fier, Berat dhe Gjirokastër.

Ftohen gjithashtu të marrin pjesë në këto trajnime edhe ekonomistë të punësuar pranë zyrave tuaja, të cilët duan të jenë pjesë e organizatës sonë dhe që kanë një eksperiencë pune jo më pak se 3 vjeçare” njofton Instituti.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

2 Komente në "Kontabilistët dhe ekonomistët, Ministria e Financave nis trajnime falas për standardet e përmirësuara"

Notify of
avatar
Sort by:   newest | oldest | most voted
Ermira kasneci
Guest

Si mund te rregjistorhemi

Anonymous
Guest

Si t rregjistrohemi

wpDiscuz