Në fund të nëntëmujorit të ardhurat nga kontributet rezultuan tejkalim 1 miliard lekë nga planifikimi. Sipas burimeve zyrtare, tejkalimi i të ardhurave në vlerë u shoqërua me rritje të numrit të kontribuesve ndaj vitit 2013 për rreth 43 000 persona. Ekspertët në iSSH shpjegojnë se, rritja erdhi nga lufta ndaj evazionit si dhe falja e kamatëvonesave të kontributeve të personave që janë të vetëpunësuar në bujqësi. Bazuar në këto të dhëna, në fund të vitit 2014, të ardhurat nga kontributet parashikohet të realizohen në shumën mbi 55 130 milionë lekë, me një rritje rreth 7.3 % ndaj vitit 2013, ose me një tejkalim me mbi 3740 milionë lekë. Nga raportimet e agjentëve konstatohet se numri i kontribuesve pret një rritje të ndjeshme, si në bizneset jobujqësore, ashtu edhe në të vetëpunësuarit në bujqësi. Vetëm në 10 ditët e fundit, nga data e miratimit në Kuvend të Ligjit të Faljes së Kamatëvonesave të kontributeve të personave të vetëpunësuar në bujqësi, janë mbledhur mbi 457 milionë lekë, duke bërë të mundur realizimin e programit vjetor të të ardhurave nga këto subjekte. Derdhja e kontributeve vazhdon me ritme të larta dhe krahas tyre është rritur dhe pjesëmarrja në skemë. Mbështetur në këto të dhëna, numri i kontribuesve në fund të vitit 2014 parashikohet të arrijë në rreth 642,5 mijë persona, me një tejkalim prej mbi 81 352 kontribues, në krahasim me vitin 2013
Numri i përsonave të siguruar
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.