Projekti për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” ka nisur para tetë vjetësh, por ka mbetur vetëm në letër.
Gjatë viteve, qeveritë e njëpasnjëshme janë përpjekur ta shtyjnë përpara projektin, por pa sukses.
Së fundi, gati pas shtatë vjetëve të qeverisjes, edhe Qeveria e kryeministrit aktual, Hashim Thaçi, po dorëzohet para realitetit – “Kosova e Re” po dështon, shkruan sot Koha Ditore.
Projekti në letër ka nisur në vitin 2006, por që ende është në pikën zero.
Komiteti Drejtues i projektit “Kosova e Re” ka marrë vendim për shtyrjen e afatit për dorëzimin e ofertave, që ka qenë 15 shtatori.
Koha për dorëzimin e ofertave pritet të shtyhet për të paktën 90 ditë.
“Është vendosur që afati të shtyhet, edhe për të paktën tre muaj pasi aktualisht kemi vetëm një investitor të interesuar për këtë projekt”, i ka thënë gazetës një burim, i cili ka treguar se kështu është vendosur në Komitetin Drejtues të këtij projekti.
Mungesa e investitorëve të interesuar për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” është arsyeja e shtyrjes së afatit për dorëzimin e ofertave, kështuqë projekti mund të shkojë në ritenderim.
– See more at: http://lajmi.net/—kosova-e-re—-ne-prag-te-deshtimit_100078024.html#sthash.ht7ND6ms.dpuf

/lajmi.net/
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.