Drejtori i Agjencisë për Promovimin e Investimeve në Kosovë, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Valdrin Lluka ka bërë të ditur se kanë arritur një marrëveshje me një kompani japoneze për të eksportuar pije alkoolike edhe në Japoni.
“Lajm i mirë, në fakt shumë i mirë: këtë javë kemi arritur marrëveshje me një distributor Japonez të pijeve alkoolike që të eksportojmë nga Kosova. Pas një testi të suksesshëm të disa brendeve kosovare që kanë rezultuar si shumë të mira, javën që vjen do të dërgohet porosia e parë me etiketë në gjuhën Japoneze”, ka shkruar Lluka në Facebook.
Ai ka bërë të ditur se e gjitha kjo si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë në mes të MTI/KIESA dhe Ambasadës së Kosovës në Tokio e cila udhëhiqet nga Ahmet Shala.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.