Sipas statistikave paraprake të publikuara në faqen e Internetit të Byrosë Kroate të Sigurimeve (Croatian Insurance Bureau), siguruesit kroatë, në nëntë muajt e parë të vitit 2015, arritën një vlerë totale të primeve të shkruara bruto prej 6.72 miliardë HRK (monedha lokale), afro 881 milionë euro. Kjo është një rritje prej afro 2.43% e përllogaritur në terma vjetorë. Primet e shkruara bruto të sigurimit të Jo-Jetës pësuan një ulje me 2.65% në terma vjetorë, ndërsa segmenti sigurimit të Jetës u rrit me 15.04% duke arritur në rreth 217 miliardë HRK. Në fund të shtatorit 2015, tregu kroat i sigurimeve kishte 25 sigurues aktivë në treg.