Ku është më e leverdishme të blesh, si krahasohet Shqipëria me Europën  

06/09/2017 1:39 AM 0 komente
blerjet ne europe

Eurostat ka publikuar të dhënat relative mbi çmimet e produkteve kryesore të shportës në vendet e Bashkimit Europian, të cilat janë përpunuar nga Il Sole 24 Ore.

Duke mbajtur 100 nivelin mesatar të çmimit  të një produkti në Europë, bëhet krahasimi, që vjen i shprehur si ndryshim në përqindje, me vendet e tjera.

Çmimet për ushqimet bazë në Shqipëri, si buka, qumështi, mishi, frutat dhe perimet, vajit, pijeve alkoolike dhe jo alkoolike, në krahasim me mesataren europiane janë  më të lira. Buka kushton 36.6% më lirë në Shqipëri, 44.5% më lirë në Maqedoni dhe 47.2% në Rumani.

Për sa i përket mishit, Shqipëria renditet e dyta pas Polonisë për çmime më të ulëta krahasuar me mesataren europiane të çmimeve. Mishi kushton mesatarisht 46.4% më lirë në Shqipëri se në vendet e BE-së.

Për sa i përket vajit, çmimet në Shqipëri nuk ndryshojnë shumë nga mesatarja e Europës. Vaji në Shqipëri kushton vetëm 3.8% më lirë. Ndërsa në Maqedoni 34.2%.

Edhe bulmeti (qumësht, djathë dhe vezë) shqiptarëve iu kushton po aq sa europianëve, me një diferencë prej vetëm 0.1%.

Frutat dhe perimet janë më të lira se në BE, por 26% më të shtrenjta se vendi fqinj Maqedonia.

Shpenzimet për ushqimet bazë zënë pjesën më të madhe të buxhetit të një familje në Shqipëri, me gati 50%.

 

Ku mund të blini më lirë

Mishin dhe qumështin në Poloni, bukën në Rumani, peshq dhe fruta në Maqedoni. Nëse do të mundeshim që të zgjidhnim dhe të zhvendoseshim sa herë të bënim pazar, këtu ia vlen që të bësh blerjet. Megjithatë, po flasim për çmimet dhe jo për cilësinë. Mesazhi është që në këto vende mund të blesh produktet kryesore të shportës më lirë se mesatarja e Europës.

Nga të dhënat e Maqedonisë vaji kushton 34.2% më lirë se sa mesatarja e shteteve europiane. Për sa i përket mishit, Polonia ka çmimet më të lira, rreth 46.6, buka në Rumani kushton rreth 47.2% më lirë se pjesa tjetër e kontinentit.

Çmimet në raport me standardin e jetesës

Nëse shikojmë grafikun, në vendet skandinave dhe në Zvicër mbizotëron ngjyra e kuqe, e cila tregon se çmimet janë shumë herë më lart se mesatarja e Bashkimit Europian.

Buka, mishi, bulmeti, frutat dhe perimet, pra ushqimet e shportës bazë kushtojnë më shumë se dy herë më shtrenjtë se sa mesatarja e Europës.

Ndërsa vendet e Lindjes, ish-Jugosllavia, përfshirë edhe Shqipërinë, janë me ngjyrë jeshile. Në këto vende, çmimet e ulëta janë nën nivelin e mesatares së kontinentit.

blerjet ne europe

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz