Kur puna e ëndrrave kthehet në makth…

14/11/2018 4:14 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Pas muajsh të tërë me intervista e bisedime, më në fund, ju keni punën e ëndrrave.

Por tani që keni filluar, nuk është ajo që kishit menduar.

“Befas, muaji i mjaltit përfundoi dhe kuptoni që kjo është puna”, thotë Kerry Hannon, eksperte karriere dhe autore e librit “Love Your Job: The New Rules for Career Happiness.” “Puna nuk është një fjalë me katër shkronja, por puna është punë. Nuk është gjithnjë e bukur”.
Por nuk është gjithçka e humbur nëse puna juaj e ëndrrave nuk është ëndrra që ju imagjinonit.

Jepini kohë vetes 

Edhe nëse e urrenit punën tuaj të mëparshme, ishit mësuar me të dhe kishit krijuar lidhje dhe reputacionin tuaj. “Tani jeni i ri sërish” – thotë Hannon.

Puna nuk është një fjalë me katër shkronja, por puna është punë. Nuk është gjithnjë e bukur

Jepini vetes të paktën gjashtë muaj kohë me këtë tranzicion, këshillon Hannon. Dhe përpiquni të qëndroni të paktën një vit para se të ndryshoni.
“I këshilloj njerëzit të qëndrojnë 3 deri në 5 vjet dhe më pas të ndryshojnë”. Të qëndrosh për më pak se një vit do të thotë t’u shpjegosh situatën punëdhënësve të ardhshëm – shton ekspertja. Mund të duhet kohë për të marrë trajnimin e duhur dhe për të fituar përvojën e duhur përpara se të përfshiheni tërësisht në rolin e ri dhe në përgjegjësitë e reja, në mënyrë që të shmangni reagime impulsive.

Identifikoni problemin

Merrni pak kohë dhe rendisni gjërat që nuk ju pëlqejnë në rolin tuaj të ri. Ndonjëherë pakënaqësitë për punën e re mund të mos kenë të bëjnë fare me rolin tuaj. Mund të jetë fakti që jeni transferuar në një vend të ri, orët apo të mos pasurit dikë për të ngrënë drekën. Tani që identifikuat me saktësi se çfarë nuk ju bën të lumtur, kërkoni një takim me shefin për të gjetur ndonjë zgjidhje”. Çelësi është të shmangni ankimet.
“Flisni me drejtuesin tuaj në mënyrë që të gjeni zgjidhje”, thotë Anna Bray, drejtuese dhe eksperte karriere në Jody Michael Associates.

Rifitoni besimin tuaj

Punonjësit e rinj mund të vuajnë nga sindroma e mashtrimit kur nisin një punë të re. Ata dyshojnë në aftësitë e tyre në kryerjen e detyrave që u kërkohen, ndihen të papërshtatshëm dhe shqetësohen se kanë falsifikuar rrugën e tyre për të fituar këtë vend pune. Nëse do të ishit një superyll në punën tuaj të vjetër, rifillimi nga e para në një pozicion të ri mund të jetë i vështirë”.

“Por tani do t’ia nisni nga zero dhe me siguri doni që të bëni përshtypje të mirë” thotë Bray. Kini parasysh që kjo kërkon pak kohë. Megjithatë, nëse ka ndonjë aspekt në punën tuaj në të cilin ndiheni të papërgatitur për ta menaxhuar, gjeni mundësitë për t’u formuar dhe seminare online për të plotësuar këtë hendek. Nëse ndiheni i humbur me përgjegjësitë tuaja të reja, mos kini turp të kërkoni ndihmë”, këshillon Hannon.
“Drejtuesit dëshirojnë që ju të keni sukses, – thotë ajo. Ata shpenzojnë kohë dhe para në procesin e punësimit dhe nuk dëshirojnë që ju të dështoni”.

*Kathryn Vasel,
Burim: CNN Business

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of