Donald Trump ka intensifikuar luftën e tij tregtare me Kinën duke imponuar tarifa të reja të importit prej 200 miliardë dollarë për mallrat kineze që vijnë nga SHBA-ja që nga java e ardhshme, raporton The Guardian.
Presidenti amerikan njoftoi tarifat në një deklaratë duke thënë: “Nëse Kina do të ndërmarrë veprime hakmarrëse ndaj fermerëve tanë apo industrive të tjera, ne do të ndjekim menjëherë fazën tre, që është tarifa për rreth 267 miliardë dollarë importe shtesë”.
Presidenti amerikan fajësoi “politika dhe praktika të padrejta” për përshkallëzimin.
Ndryshe nga tarifat e mëparshme që synonin bizneset, raundi i fundit do të godiste drejtpërdrejt mijëra mallra të konsumit nga bagazhet dhe elektronika në produkte shtepie dhe ushqime, duke rritur kostot.
“Për muaj, ne kemi nxitur Kinën që të ndryshojë këto praktika të padrejta dhe t’u japë trajtim të drejtë dhe reciprokë kompanive amerikane. Ne kemi qenë shumë të qartë në lidhje me llojin e ndryshimeve që duhet të bëhen dhe ne i kemi dhënë Kinës çdo mundësi për të na trajtuar më mirë. Por, deri më tani, Kina nuk ka dashur të ndryshojë praktikat e saj. “- ka deklaruar presidenti Trump.