Emmanuel Macron ka fituar bindshëm mbi kandidaten e ekstremit të djathtë Marine Le Pen në zgjedhjet presidenciale të Francës, duke marrë 65.1 për qind të votave, sipas vlerësimeve.
Centristi i pavarur e mundi lehtësisht kandidaten e Frontit Kombëtar, që mori 34.9 për qind, sipas vlerësimeve të Ipsos-Sopra Steria për një grup mediash franceze duke përfshirë France 2 dhe Le Monde. Ajo bazohet në një kampion prej 60,000 votash. Vlerësime të tjera kanë bërë parashikime të ngjashme.
Fitorja e zotit Macron është një arritje fenomenale për ish-bankierin 39-vjeçar të Rothschild, i cili asnjëherë më parë nuk ka kandiduar dhe lëvizjen e tij politike En Marche! e ngriti një vit më parë. Ai bëhet presidenti më i ri që ka pasur ndonjëherë Franca.
Fitorja e tij ndjek një fushatë ekstreme dhe në disa raste të rrëmujshme që prodhoi një zgjedhje të zymtë midis dy vizione rrënjësisht të ndryshme të Francës dhe vendit të saj në botë.
Macron, një liberal social eurofil, me një program reformash pro-biznesesh, të shoqëruara me ceremonializëm në stilin nordik, fitoi kundër një kandidati të ekstremit të djathtë që donte të nxirrte Francën nga euro, të impononte barriera protektive dhe të pengonte në mënyrë drastike imigracionin.
Do të ketë lehtësim intensiv në tregjet dhe në kryeqytetet e tjera europiane, të cilat ishin nën presion nga sulmi nga e djathta populiste.
Macron, një ish-këshilltar i qeverisë dhe ministër i Ekonomisë, menjëherë do të kthejë vëmendjen e tij në zgjedhjet për Asamblenë Kombëtare më 11 dhe 18 qershor. Ai duhet të fitojë një shumicë të qëndrueshme nga një parti që ende nuk ka deputetë. Të premten, ai tha se tashmë kishte në mendje kandidatin e tij për kryeministër, një zgjedhje që mund të ndihmonte atë të ndërtonte aleancat me deputetët e partive të tjera./FT