Qeveria e Maqedonisë do të subvencionojë bujqit me 2 denarë për çdo kilogram grurë të prodhuar ose 6,000 denarë për hektarë.
Sipas Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujrave, Mihaill Cvetkov, kjo është një nga masat me të cilat shteti do të ndihmojë prodhuesit e grurit, që të sigurohen minimum 11 denarë për kilogram grurë për bukë, gjatë korrjes së këtij viti, duke marrë parasysh se nga ana e bluajtësve është paralajmëruar se çmimi i blerjes do të jetë 8 denarë.
Ministri deklaroi se do të ndihmojë edhe me depozitimin e grurit në hambare, gjë që do të ndihmojë në uljen e sasisë në treg./Telegrafi