Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka lajmëruar të gjithë kompanitë që janë Mbajtës të Autorizimit të Tregtimit të Barnave në vend të bëjnë deklarimin për çmimet që do të aplikojnë në vitin 2018 si për barnat e importit ashtu edhe për ato të prodhuara në vend.
Sipas njoftimit, deklarimi duhet të bëhet brenda datës 31 tetor 2017.
Për barnat e importit, deklarimi duhet të bëhet për çmimet CIF (që janë çmime që përfshijnë, kosto, interesa dhe transport), kurse për barnat që fabrikohen në vend duhet çmimi EXW (EXWorks që është çmimi që përfshin pjesën e transportit nga prodhuesi tek shitësi, kompania që e bën këtë shërbim në shumë raste nuk ka lidhje me fushën por operon thjesht si transportues)
Deklarimi duhet të bëhet sipas një formulari model të paraqitur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ku jepen detajet e kompanisë, pra emri tregtar i saj, forma apo doza, paketimi, prodhuesi, urdhri i regjistrimit, çmimi CIF dhe çmimi me pakicë në vendin e origjinës.
Kërkesa e plotë e Ministrisë së Shëndetësisë
“Afati i Deklarimit të Çmimit të Barnave”
Njoftohen të gjithë Mbajtësit e Autorizimit të Tregtimit të barnave, se në zbatim të Ligjit nr. 105/2014, datë. 31.7.2014, “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, i ndryshuar, si dhe VKM-së nr. 645, datë 1.10.2014, “Për ngritjen dhe mënyrën e funksionimit të Komisionit të Çmimit të Barnave”, afati i deklarimit të çmimeve CIF për barnat e importit dhe EXË për barnat e fabrikuara në vend për vitin 2018 është deri më 31 tetor 2017.
Deklarimi i çmimeve duhet të bëhet sipas formatit bashkëngjitur këtij njoftimi.
Sipas pikës 4 të VKM-së nr. 645, deklarimi i bërë në kundërshtim me këtë format nuk do të merret në shqyrtim nga Komisioni i Çmimit të Barnave.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
nje vendim me vend i te dy ministrive per ti dhene fund kaosit ne tregun farmaceutik pasojat e te cilit i vuajne qytetaret qe do duhet te paguajne me cmime te larta