“Monitor” zbardh emrat dhe identikitin e Guvernatorit të ri

15/09/2014 11:16 AM 0 komente

Revista “Monitor” në numrin e fundit, që sapo ka dale në treg, ka zbuluar identiktin e Guvernatorit të ri duke nënvizuar se po Rama dhe Nishani po kërkojnë një Guvernator konsensual, teknicien dhe me eksperiencë ndërkombëtare dhe pa njëanshmëri politike. Takimi i djeshëm mes kryeministrit dhe presidentit sipas burimeve mediatike është në vazhdën e diskutimeve për gjetjen e zëvendësuesit të ish-guvernatorit Fullani që sot prêt vendimin e Apelit nëse do t’i ndryshojë masa e sigurimit “burg pa afat”.
Sipas ligjit “Për Bankën e Shqipërisë” kandidatët për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës duhet të jenë shtetas të Republikës së Shqipërisë dhe ky kufizim ligjor qartëson dhe hamendjet në media për një Guvernator të huaj të cilat u shuan shpejt me sqarimin e kryeministrit se do jetë shqiptar(e) që punon në sistemin financiar ndërkombëtar.  Kritere të tjera minimaliste janë arsimi i lartë ekonomik ose juridik; përvojë profesionale në çështje financiare dhe bankare; kualifikime profesionale të profilit; përvojë pune mbi pesë vjet në administratën publike ose në institucionet financiare dhe bankare etj.
Sipas ligjit Nishani do të zgjedhë një nga propozimet e Ramës për Guvernator pasi sipas ligjit duhet të plotësohen vendet e anëtarëve të Këshillit dhe më pas Presidenti propozon për kryetar të Këshillit dhe drejtor ekzekutiv të institucionit qendror monetar. Të enjten Kuvendi pritet të shkarkojë përfundimisht Fullanin nga detyra për t’i hapur rrugë një gare të re me emrat për Guvernator.
Ndër personalitetet që plotësojnë kriteret “Monitor” ka veçuar profesoreshën e politikës monetare Marta Muço, me eksperiencë në Bankën e Shqipërisë aktualisht në Uashington, Gjergji Konda, ekspert prej 18 vjetësh në Bankën Botërore, Marta Muço, profesoreshë e politikës monetare, eksperte e BB, Elida Reçi, ekspertja e financave në Kombet e Bashkuara, Erjon Luçi, me eksperiencë në BSH dhe Bankë Botërore, Ervin Mete i diplomuar me gradën Master nga Universiteti i Harvardit në SHBA, Spiro Brumbulli, Profesor dhe ish-drejtues  bankave tregtare.
Kandidatët e “djegur”.
Kandidatë të përfolur ose aspirantët për Guvernatorë “Monitor” përmend emrat e Anastas Angjeli, Shkëlqim Cani, Kristaq Luniku, Arben Malaj, Zef Preçi, Subi Hida, etj.
(Për më shumë lexoni Monitor print)

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of