Cilësia e mjedisit në vendin tonë më së pari është e cenuar për shkak se mungojnë fondet për monitorimin.
Agjencia Kombëtare Mjedisit nëpërmjet një analizë për gjendjen e Mjedisit vë në dukje se monitorimet e cilësisë së ajrit, ujrave dhe mjedisit në tërësi ishin shumë të kufizuara për shkak të mungesës së fondeve.
Kosto e parashikuar e monitorimit të mjedisit ishte 250milionë lekë. Për vitin 2016 fondi i akorduar për monitorimin e mjedisit në Agjencinë e Kombëtare te Mjedisit ka qenë 39.2 milion lekë ose 54% e gjithë buxhetit të gjithë AKM- së prej 72.4 milion lekësh.
Ndërsa në vitin 2017 kosto e akorduar Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për monitorimin e mjedisit është 17.5 milion lekë ose 27% e buxhetit përgjithshëm të AKM-së prej 64,35 milion leke, akorduar në Agjencisë Kombëtare të Mjedisit nga Ministra e Financave .
E thënë ndryshe në vitin 2017 kosto e monitorimit të mjedisit në AKM është 27% me e vogël se kosto e monitorimit në vitin 2016.
Zvogëlimit i buxhetit të monitorimit për vitin 2017 është dhe arsyeja që programet vjetore të monitorimit të mjedisit në AKM nuk janë realizuar plotësisht për nga mbulueshmëria kohore ose me saktë nuk është zbatuar frekuenca e matjeve te treguesve mjedisore.
Për treguesit e Ajrit, mbulimi kohor i monitorimit të PM10 dhe PM2.5 nga AKM ka qene përkatësisht 53%,17%, 65%, 29%, 42%, 14%,në stacionet e monitorimit Durrës, Elbasan, Korçë, Tiranë BT, Tiranë AKM, Shkodra, për arsye mungesë fondi të monitorimit.
Për ujrat sipërfaqësore , monitorimi ka qenë i pjesshëm për efekt të mungesës së buxhetit dhe për Basenin e Drinit është realizuar një ekspeditë, Lumi Ishëm 3 ekspedita, Lumi Erzen 2 ekspedita, Baseni Shkumbinit 1 ekspeditë, Baseni i Semanit 1 ekspeditë, Baseni i Vjosës 1 ekspeditë, Baseni i Matit 1 ekspeditë.
E njëjti konstatim mund të thuhet edhe për monitorimin e treguesve të pyjeve dhe biodiversitetit ku gjate vitit 2017 është realizuar vetëm gjysma e programit vjetore të monitorimit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.