Një lider i vërtetë njihet nga truri: kërkuesit në Universitetin e Oksfordit kanë identifikuar në fakt rajonet e trurit që rezultojnë më të zhvilluara dhe aktive në individë në krye të shkallës sociale, duke treguar se ato janë të ndryshme nga ato të ‘vartësve’ të tyre. Studimi, i kryer tek majmunët, është publikuar në revistën PLoS Biology.
Duke krahasuar rezonancat magnetike të trurit të 25 makaëve (lloj majmuni), studiuesit britanikë kanë identifikuar tri zona të trurit që janë më të zhvilluar në individët dominues në shoqëri: janë amygdala (përfshirë në të mësuarit dhe procesionin e informacionit social dhe emocional), bërthamat e rafe dhe hipotalamusit (të cilat kontrollojnë neurotransmetuesit neuro-hormone të tilla si serotonin dhe oxytocin). Në trurin e individëve që pozicionohen më poshtë për sa i përket shkallës sociale, në fakt është më i zhvilluar striatum, një strukturë që luan një rol sa kompleks aq edhe themelor në njohjen e vlerës së zgjedhjeve dhe veprimeve. Rezultatet e studimit tregojnë gjithashtu se udhëheqësit dhe pasuesit dallohen jo vetëm nga arkitektura të ndryshme të trurit, por edhe për aktivitetin e ndryshëm të trurit: kështu pozicioni në hierarkinë shoqërore, pasqyrohet si në hardëare-in ashtu dhe në softëare-in e trurit.
Tani mbetet të kuptohet nëse udhëheqësit janë të lindur apo bëhen të tillë gjatë jetës. ‘Një mundësi është se të jetosh në një pozicion të caktuar shoqëror, detyron të përdorësh më shpesh zona të caktuara të trurit, në këtë mënyrë ata zhvillohen për të kryer detyra të veçanta’, thotë koordinatori i studimit, Maryann Noonan. ‘Nga ana tjetër – shton ai- është e mundur që individët e lindur me një organizim të veçantë të trurit kanë tendencë të zënë poste të caktuara në shkallë sociale’. Studiuesit tani dëshirojnë të vazhdojnë studimin për të kuptuar se si përshtatet truri në kontekste të ndryshme sociale, të tilla si kur ne kalojmë nga të qenit lider (për shembull, në grupin tonë të shokëve) në vartës (si psh. në punë).