Një propozim për udhëtim i shoqatës “Të udhëtosh në Ballkan” është eksplorimi i tokës së shqiponjave: nga Tirana në Durrës, e më pas Gjirokastër dhe Sarandë. Një udhëtim në kohë dhe hapësirë…
“Të udhëtosh në Ballkan” propozon një itinerar në Shqipëri për të eksploruar disa nga vendet më karakteristike. Një udhëtim njëjavor për të zbuluar thesaret kulturore, peizazhet dhe gastronominë e një vendi, i cili po afirmohet së fundmi si atraksion turistik, pas izolimit të gjatë nën regjimin e diktatorit Hoxha.
Pjesa e parë e programit të udhëtimit do të jetë në kryeqytetin e vendit, Tiranë, çdo gjë për t’u zbuluar me anë të vizitave në vendet simbol si sheshi ‘Skënderbej’.
Të drejtuar për në jug, udhëtimi vazhdon përgjatë bregut shqiptar për të shkuar në Durrës, i cili ka Amfiteatrin më të madh të Ballkanit. Edhe ky qytet, sikurse sheshi ‘Skënderbej’, është prekur nga një projekt urbanistik për të ndërtuar një shëtitore përgjatë bregut, e cila është kundërshtuar nga shoqëria civile.
Duke kaluar mes për mes Manastirit të Ardenicës, itinerari vazhdon në malësinë akrokeraune nga ku mund të admirosh pamjet mahnitëse të Shqipërisë dhe të shijosh bukuritë e natyrës. Pas vizitës në Dhërmi, vjen ndalesa në qytetin e Sarandës, një ndër destinacionet më të frekuentuara të jugut, me plazhet më të bukura. Nga Saranda, udhëtimi vazhdon për në kalanë e Gjirokastrës, më pas në ujërat termalë të Bënjës në qytetin e Përmetit dhe për të përfunduar në qytetin e Beratit.
Udhëtimi përfundon me vizitën në qytetin e Krujës, në veri të Tiranës. Një statujë e madhe e Skënderbeut, e ngjashme me atë të kryeqytetit, na kujton se Kruja është vendlindja e Heroit Kombëtar.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.