Të nisësh punën e parë mund të jetë e vështirë, por nëse vendosni mirë themelet që në fillim dhe qëndroni pozitiv do ju jap një ‘dorë të mirë’.
Kërkimi i punës suaj të parë, mund të jetë konfuz dhe t;ju torturoj nga nervat; ju gjason të ndiheni aspak të sigurt pikërisht për atë cka dëshironi të bëni, ose nuk mund të keni përvojë për rolet që jeni të interesuar. Ju mund të ndiheni nën presion nga familja, miqtë dhe vetja.
Këtu do të gjeni disa këshilla të vlefshme se t’ia nisni kësaj experience sa të vështirë aq dhe të dobishme për ju:
Përgatisni CV tuaj
Kjo mund të jetë një detyrë e vështirë, kur largoheni për herë të parë nga arsimi, qoftë ai shkollë, kolegj apo universitet, por që ekzistojnë mënyrat për të shpalosur aftësitë dhe përvojën tuaj. Ndërsa prisni për këtë mundësi të parë,kërkoni mundësitë për të bërë punë vullnetare duke qënë se kjo mund ti shtohet CV-suaj.
Mendoni me kujdes rreth arritjeve tuaja dhe sigurohuni ti përfshini ato në CV. Ju gjithashtu mund të shtoni një deklaratë personale që përshkruan aftësitë tuaja, tiparet e personalitetit, arritjet dhe interesat. Kjo do ju ndihmojë të tregoni punëdhënësit potencial dicka më shumë reth jush dhe ju jep shansin për të ilustruar pikat tuaja të forta.
Mos lejoni që presioni t’ju dekurajojë
Nëse ju lejoni që presioni ‘t’ju vërë për poshtë’ kjo ka të ngjarë t’ju çojë në mjerim. Shpenzoni kohë për të vështruar përreth; duke u përpjekur për të ndërmarrë një punë jo të përshtatshme për ju mund të jetë shumë e vështirë kështu që është e rëndësishme të mos pranoni ofertën e parë që ju paraqitet, vetëm për shkak se kjo është një punë dhe ju provoni një ndjesi arritje.
Mos harroni të kryeni kërkimin tuaj dhe të bëni pyetje
Përpara se të aplikoni për një pozicion, shikoni me kujdes atë cka ai përfshin. Konsideroni nëse përshkrimi i punës përmbush atë që ju kërkoni dhe nëse ju mendoni se mund të përmbushni pritsnmëritë e tyre. Eksploroni kulturën e kompanisë dhe analizoni nëse i përshtatet personalitetit tuaj.
Tregohuni paksa selektiv
Sigurohuni që çdo ofertë pune që zgjidhni të pranoni ju ofron një eksperiencë me cilësi të lartë në të cilën ju do të vazhdoni të mësoni aftësi të transferueshme. Luani me pikat tuaja të forta dhe mendoni rreth objektivëve tuaj personal.
Mendoni me kujdes rreth asaj që dëshironi
Pranoni atë që dini të bëni mirë dhe mendoni për çka ju përlqen të bëni. Përdorni aftësitë tuaja dhe gjeni diçka tek e cila do të mund të ‘lulëzoni’. Vetëm atëherë do të keni sukses.
Ndërsa kërkoni për punën tuaj të parë me kohë të plotë, tregohuni të durueshëm. Nuk ka asnjë arsye se pse duhet tit hoi ‘po’ një pozicioni për të cilin nuk jeni i apasionuar. Sigurohuni të merrni përsipër detyrën që e pëlqeni dhe se ajo është në një kompani tek e cila besoni dhe dëshironi të punoni. Qëllimi juaj është që të keni sukses dhe vetëm ju mund ta bëni të ndodhë dicka e tillë.