Ministria e Arsimit dhe Sportit ka hartuar një plan konkret për të sistemuar në institucionet e arsimit të lartë 6,000 studentët të cilët ndjekin studimet në universitetet që qeveria deklaroi se do të mbyllen. Ministrja Lindita Nikolla gjatë një takimi me përafqësues të insitucioneve të arsimit të lartë që preken nga kjo reformë e thellë deklaroi : “Po vijojmë me masat për situatën emergjente të vijueshmërisë së 18 institucioneve që u hiqet licenca. Kemi një plan konkret për ti sistemtuar në Institucione të Arsimit të Lartë publik në rajonin ku ata jetojnë, në mënyrë që të garantojmë vijueshmërinë e studimit të tyre. Ekipi ka krijuar punën për hartimin e modaliteteve dhe procedurave që do hartojnë qartësisht masën për 6 mijë studentë që preken nga ky vendi. Qetësisht, seriozisht pa dëmtuar familjen shqiptare dhe vijimin e studimeve të të rinjve e të reja. Duhet të them që faji nuk ësht i kësaj qeverie”. Sipas saj, ministria është e vendosur për vijimin e kësaj reforme, duke paralajmëruar kontroll të rreptë të universiteve deri në plotësimin e të gjitha kritereve.
“Ju garantoj se do të jeni fort të monitoruar në mënyrë që situata fort të trishta të formimit të studimit të universitar ti largojmë. Kemi hequr pjesën e kalbur të sistemit të arsimit të lartë por jemi shumë larg të arsimit të nivelit të lartë”.
Gjetjet kryesore të konstatuara në nivel makro nga ky inspektim për IAL-të private ishin:
– Mbi 90% e IAL-ve private nuk kanë staf të mjaftueshëm efektiv;
– Më shumë se 2/3 e IAL-ve nuk arrijnë të mbulojnë ngarkesën mësimore akademike me staf
të brendshëm, sipas standardeve të kërkuara ligjore;
– Mbi 90% e IAL-ve private nuk kanë akte të tyre rregullatore të brendshme për mirë
funksionimin e tyre, të miratuara nga organet kolegjiale;
– 88% e Institucioneve të arsimit të lartë kanë parregullsi ose paplotësi të regjistrave
themeltarë, të progresit akademik apo të diplomimit të studentëve;
– 85% e Institucioneve të arsimit të lartë nuk zbatojnë rregullat ligjore për administrimin dhe
ruajtjen e dokumentacionit zyrtar të institucionit;
Faqe 3 nga 15
– 80% e Institucioneve të arsimit të lartë kanë parregullsi në marrëdhëniet kontraktuale me
stafin akademik/studentët;
– Rreth 2/3 e Institucioneve të arsimit të lartë bëjnë reklamim/marketing të pandershëm,
përhapje informacioni të rremë për publikun dhe studentët;
– Në më shumë se 60% të Institucioneve të arsimit të lartë jopublik nuk funksionojnë organet
kolegjiale, sipas legjislacionit ne fuqi.
– 56% e Institucioneve të arsimit të lartë jopublik nuk ofrojnë garanci financiare për
vazhdimin e studimeve, as për studentët që kanë aktualisht në sistem.
– Më shumë se gjysma e institucioneve të arsimit të lartë jopublik nuk plotëson standardet
minimale të infrastrukturës dhe sigurisë së studentëve.
– Më shumë se gjysma e institucioneve të arsimit të lartë jopublik, që kanë ofruar të drejtën
për ofrimin e programeve të ciklit të tretë, nuk kanë kapacitet akademik ose nuk plotësojnë
standardet për të ofruar këto programe.
Ndërsa masat e propozuara për këto IAL janë:
– Heqje licence:
Institucionit i hiqet e drejta e ushtrimit të aktivitetit në fushën e arsimit të lartë, duke
ndërprerë veprimtarinë në fushën e arsimit të lartë për të gjitha programet dhe vitet e
studimit. Institucioni ka detyrim të pajisë të gjithë studentët me dokumentacionin e
nevojshëm për vijimin e tyre në institucione të tjera, t’i rimbursojë ata financiarisht, si
dhe t’i dorëzojë zyrtarisht MAS-it të gjithë dokumentacionin zyrtar që disponon.
– Pezullim licence deri në një afat dy vjeçar dhe eventualisht kushte për t’u plotësuar brenda
fillimit të vitit akademik për vitet nga i dyti e më tej:
institucionit i hiqet e drejta të pranojë studentë të rinj për vitin akademik 2014-2015,
për të gjitha vitet dhe programet e studimit, si dhe të pranojë studentë që
transferohen nga institucione të tjera në këtë institucion. Institucioni duhet të
plotësojë të gjitha kushtet e vëna dhe të raportojë në MAS për plotësimin e tyre
brenda afatit të përcaktuar. MAS do të vlerësojë plotësimin e tyre dhe vetëm në rast
plotësimi do të vijojë me revokimin e pezullimit, në të kundërt do të vijohet me
heqjen e licencës.
– Mbyllje të programeve të studimit:
Për këto programe studimi nuk mund të vijohet me procesin mësimor në asnjë nga
vitet e studimit. Institucioni ka detyrim të pajisë të gjithë studentët e këtij programi
studimi me dokumentacionin e nevojshëm për vijimin e tyre në institucione të tjera.
– Rekomandime për t’u plotësuar brenda një afati të caktuar:
Institucioni duhet të plotësojë dhe informojë MAS-in brenda afateve të përcaktuara
mbi përmbushjen e rekomandimeve të lëna sipas tipologjisë. Në rast mosplotësimi
MAS- do të vijojë me masën e pezullimit/heqjes së licencës.
– Kallëzim penal për personin juridik. Në këtë proces të verifikimit të ligjshmërisë janë hasur
shpesh veprime apo sjellje të personit juridik, pra të institucionit, të cilat përbëjnë vepra
penale dhe denohen sipas legjislacionit penal në fuqi. Për këtë shkak nga ana e MAS,
përveç kallzimeve për individë të ndryshëm të përfshirë në konsumimin e veprave penale,
do kallëzojë penalisht edhe personat juridikë që me mënyrën e tyre të të organizuarit dhe të
funksionuarit kanë konsumuar elementë të veprave penale. Njëkohësisht do kërkojmë që
nga ana e prokurorisë të merret masa e sigurisë për bllokimin e aseteve të kompanive që
qëndrojnë pas këtyre personave juridikë.
– Si masa shoqeruese MAS ka gjykuar që në çdo rast, për çdo IAL private, t’i dërgojë
zyrtarisht Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Inspektoriatit Shtetëror të Punës
raportet e kontrollit me kërkesën për fillimin e kontrollit tematik, për të gjithë IAL-të.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.