Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, që nga 25 shkurti i këtij viti ka hapur periudhën për aplikim për grante dhe pagesa direkte për fermerët dhe agropërpunuesit në gjithë territorin e Kosovës.
Buxheti i planifikuar për të dy kategoritë, grante dhe pagesa direkte është rreth 43 milionë euro. Për grante janë planifikuar 20 milionë euro, ndërkaq për pagesa direkte 23 milionë euro, shkruan Zëri.
Në një njoftim për media , Ministria e Bujqësisë deklaroi se gjatë kësaj periudhe, fermerët mund të aplikojnë për të përfituar në kuadër të masave të programit të vitit 2015 për bujqësinë dhe zhvillimin rural, përmes të cilit MBPZHR-ja do të ofrojë mbështetje për shumë sektorë të bujqësisë, përfshirë këtu edhe kultura të reja bujqësore, të cilat nuk janë mbështetur në të kaluarën.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.