Kuvendi, përmes grupimeve të deputeteve, zhvillon ditën e sotme, seancën dëgjimore për dhjetë kandidatët që kanë konkurruar për dy vende vakante në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Aktualisht në Këshillin Mbikëqyrës janë 5 vende vakante, por Komisioni i Ekonomisë do të vendosë për dy prej tyre, që vijnë si propozim i Kuvendit.
Kandidatët për t’u dëgjuar:
Natasha Ahmetaj, Sajmir Burgaj, Sulo Hadëri, Tonin Kola, Fatos Ibrahimi, Bledar Isallari, Aurel Laci, Arben Malaj, Aleko Polo dhe Andon Vasili.
Mësohet se kandidati i mëparshëm Arban Morina ka dhënë dorëheqjen me shkrim, duke lënë garën për kandidimin e KM-së.
– Në nisje të seancës dëgjimore, kandidati Hadëri ka deklaruar se KM duhet të funksionojë si mbikëqyrës i politikave dhe një organ i lartë vendimmarrës. “Pikëpamja ime është pavarësia dhe udhëhequr vetëm nga opinion publik. Për të forcuar pavarësinë reale e BSH-së, duhen rritur dy shtylla: transparenca dhe përgjegjshmëria.”, ka deklaruar Hadëri.
Gjithashtu kandidati për një ndër vendet vakante të KM-së deklaroi se një ndër sektorët më të rëndësishëm ku duhet të synojë të investojë dhe mbështesë BSH-ja është bujqësia, një fushë ku edhe qeveria ka kryer një program të caktuar për vitin e ardhshëm.
– Ndërkaq, Kola deklaroi, gjatë diskursit të tij, se ndihet nevoja e rregullimit të daljeve publike të anëtarëve të KM-së, duhet rregulluar kodi që të mos lejohen përcime të publikimeve të gabuara.
Gjithashtu kandidati për anëtar i KM-së deklaroi se një ndër pikat kryesore në të ardhmen është procesi i integrimit deri të unifikimi i monedhës euro. Ajo ka avantazhet e veta si unifikimi i ccmimeve me vendet e tjera, heqja e arbitrazhit me këto vende etj. Besimi te leku nuk ka qenë i lëkundur te shqiptarët. Por mendoj se futja e euro-s duhet të bëhet kur sistemi financiar të jetë i përsosur,
“Ndjekja e politikave stabilizuese reflekton besueshmëri, këtë duhet të ndjekim”, deklaroi në fund Kola.
Komisioni i Ekonomisë ka në rend të ditës sot:
– Në zbatim të vendimit Nr.83/2014 të Kuvendit të Shqipërisë “Për procedurën paraprake të përzgjedhjes së dy anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të BSH, me konfirmimin e grupeve parlamentare zhvillohet seanca dëgjimore me kandidatët e vetofruar për plotësimin e dy vendeve vakante në Këshillin Mbikëqyrës së BSH.
– Projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për
prokurimin publik” të ndryshuar””.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.