Në vend të fshirjes së kujtimeve të këqija, të përqendrohesh në të tashmen dhe të ardhmen
Thoni fjalët “seancë terapie” dhe shumë njerëz do të përfytyrojnë një orë të shpenzuar shtrirë në një shtrat duke folur për kujtimet e këqija të fëmijërisë. Një qasje ndryshe sugjeron se vënia e fokusit mbi të tashmen dhe të ardhmen mund t’i bëjë njerëzit më të lumtur, të shëndetshëm dhe t’i udhëheqë drejt marrëdhënieve më të mira.
Metoda, e quajtur “Terapia e perspektivës së kohës”, përfshin përcaktimin e një prej gjashtë pikëpamjeve të ndryshme që një person ka: e kaluara-pozitive (ju e doni të shkuarën); e kaluara-negative (ju ndjeni keqardhje dhe gjëra të këqija kanë ndodhur në të kaluarën tuaj-apo gjëra që ju tani i gjykoni si negative); hedonizëm i pranishëm (që ju e pëlqeni të tashmen dhe pëlqeni ta përgëzoni veten); fatalizëm i pranishëm (ju mendoni se ngjarjet janë përtej kontrollit tuaj, kështu që pse të shqetësoheni); me qëllime të orientuara në të ardhmen (ju planifikoni përpara dhe peshoni kostot dhe përfitimet e ndonjë vendimi); e ardhmja transcendente (jetoni një jetë të mirë, sepse ju besoni se shpërblimi është një parajsë pas vdekjes).
Profili më i mirë për t’u pasur, thotë Philip Zimbardo, psikolog dhe profesor në Universitetin e Stanfordit, është një përzierje e një niveli të lartë të kaluarës-pozitive, një nivel i lartë i moderuar i orientimit në të ardhmen dhe një nivel i moderuar i hedonizmit të sotëm. Me fjalë të tjera, ju pëlqeni punën tuaj, ju pëlqeni të kaluarën, punoni për të ardhmen, por jo aq shumë sa të shndërroheni në të varur nga puna dhe zgjidhni kur të kërkoni kënaqësi në të tashmen. Dr. Zimbardo, një mendimtar me ndikim në këtë fushë, që jep leksione gjerësisht, administron një pyetësor me 56 çështje për të përcaktuar profilin e pacientit.
Profili më negativ është të kesh një nivel të lartë të së shkuarës negative me një nivel të lartë të së tashmes fataliste. “Këta njerëz janë duke jetuar në një të kaluar negative dhe mendojnë se asgjë që ata bëjnë nuk mund ta ndryshojë këtë gjë”, thotë dr. Zimbardo. Ata gjithashtu kanë një orientim të ulët për të ardhmen. Njerëzit që janë klinikisht të depresuar apo me çrregullime të stresit post-traumatik kanë këtë profil.
Perspektiva jonë individuale ndikohet nga shumë gjëra, duke përfshirë edhe familjen dhe miqtë, kulturën, fenë, arsimin dhe ngjarjet jetësore. Si fëmijë shumë të vegjël, ne ishim të gjithë shumë të fokusuar në hedonizëm të pastër – në marrjen e asaj që donim në çastin kur e donim atë. Disa, por jo të gjithë prej nesh, bëhen më të orientuar drejt së ardhmes ndërkohë që rritemi.
Në një studim të famshëm në vitet 1960, psikologu Walter Mischel, tani një profesor në Universitetin e Columbia-s, testoi aftësinë e fëmijëve të vegjël për t’i rezistuar tundimit për një qëllim në të ardhmen. Ai vendosi një bonbone përballë çdo fëmije dhe shpjegoi se ata mund ta hanë atë menjëherë nëse donin, por në qoftë se ata prisnin rreth 10 deri në 15 minuta, ata mund të merrnin edhe një të dytë. Rreth gjysma e fëmijëve i gllabëruan menjëherë; gjysma tjetër priti edhe ndonjë sekondë.
Perspektiva e kohës së fëmijëve në atë moment kishte një ndikim të madh në mënyrën se si ata do të silleshin më vonë në jetë. Dr. Mischel ndoqi fëmijët deri kur ata ishin adoleshencë, dhe pastaj në moshën e mesme. Individët të cilët rezistuan bonbonen në moshën 4 dhe 5 vjeç ecnin më mirë në shkollë, shënuan një mesatare prej rreth 250 pikë më të larta në SAT dhe kishin jetën më të lumtur familjare. Ata që e hëngrën menjëherë bonbonen patën më shumë probleme emocionale gjatë gjithë jetës së tyre.
Lajm i mirë, thotë dr. Zimbardo: Njerëzit mund të ndryshojnë perspektivën e tyre kohore. Mes viteve 2004 dhe 2012, perspektiva “Therapy Time” u aplikua tek 32 veteranë me stres post-traumatik, ku të gjithë kishin qenë nëpër terapi të tjera pa rezultate pozitive. Të gjithë personat panë një rënie të konsiderueshme në depresion e ankth.
Një person mund të përmirësojë rezultatin e së kaluarës – në pozitiv, thotë dr. Zimbardo, duke u fokusuar në pozitiven e së kaluarës: të krijojë albume fotografikë, të shkruajë letra mirënjohjeje për njerëzit që e kanë frymëzuar dhe të tregojë një histori familjare.
Orientimi i së ardhmes tuaj mund të përmirësohet duke organizuar kalendarin tuaj ose duke planifikuar një pushim me familjen, veprime që ju mundësojë të parashikoni dhe të planifikoni për një të ardhme pozitive. Edhe vullnetarizmi ose të dhënia e leksioneve mund t’ju ndihmojë të shihni se veprimet tuaja mund të kenë një ndikim pozitiv.
Dhe ju mund të rrisni hedonizmin tuaj aktual – në mënyrë selektive! -duke bërë diçka për të balancuar disponibilitetin tuaj, të tilla si ushtrime apo shëtitje në natyrë. Gjithashtu, shpërbleni punën tuaj të vështirë me një aktivitet që ju gëzon: një darkë me një mik, një masazh, një pasdite duke luajtur sportin tuaj të preferuar.
Për të zvogëluar rezultatet e kaluara negative – ju mund të punoni për të ulur pesimizmin e brendshëm kritik, duke medituar apo duke mbajtur një listë të vazhdueshme të të gjitha gjërave të mira në jetën tuaj tani. Duhet menduar për atë që është e mirë në jetën tuaj, në vend të asaj që ka qenë e keqe në jetën tuaj atëherë”, thotë dr. Zimbardo.
Dhe ju mund të zvogëloni perspektivën tuaj fataliste të së ardhmes duke mësuar një aftësi të re apo hobi që ju lejon të shihni ndryshimin tuaj dhe ta bëni këtë me një partner, është më pak vetmitare dhe personi tjetër mund t’ju japë reagime pozitive./WSJ