Është një nga destinacionet kryesore të kryeqytetasve, në çdo stinë por sidomos në dimër kur temperaturat e ulëta e zbardhin herë pas here me ndonjë shtresë të lehtë bore. Por Parku Kombëtar i Dajtit menaxhohet sot me një plan që daton në vitin 2004. Duke qenë se nga ajo kohë e deri më sot janë një seri faktorësh që kanë ndikuar në ndryshime thelbësore, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka vendosur të hartojë një plan të ri menaxhimi.
Referuar argumenteve që jep kjo agjenci, nevoja e këtij plani vjen në kushtet kur në këtë zonë ka pasur ndërtime, ndryshime në përdorimin e tokës, mbulesën pyjore, dëmtime të florës dhe faunës, zjarre, duke paraqitur kështu një situatë të vështirë për integritetin e parkut. Po kështu vlerësohet se ka ndryshime edhe tak aktorët vendorë që lidhen direkt me reformën territoriale.
Por cilat do të jenë detyrat e subjektit që do të hartojë planin e ri të menaxhimit. Do të jenë plot 12 të tilla që nisin nga një inventar i specieve dhe pasurive natyrore tek diskutimi i draftit të ri me palët e interesit. Koha e ekzekutimit të kontratës do të jetë për 4 muaj çka do të thotë se në pranverën e vitit tjetër do të kemi një plan të ri menaxhimi për Parkun Kombëtar të Dajtit.
Detyrat e konsulentit
- Vlerësimi i situatës në Parkun Kombëtar Mali i Dajtit bazuar në dokumentacionin aktual (plani aktual i menaxhimit, hartografimi, zonat menaxhuese, presioni mbi burimet natyrore të parkut, inventari i specieve dhe menaxhimi i tyre, vlerat natyrore dhe kulturore në park etj);
- Identifikimi i problematikës lidhur me aspektet menaxhuese të parkut dhe propozimi i zgjidhjeve alternative bazuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe objektivat kryesore menaxhuese të parkut;
- Identifikimi i çështjeve kyçe që kanë të bëjnë me aspektet ligjore, administrative dhe ato te menaxhimit, faktorët dhe aktorët qe influencojnë – propozimet për zgjidhje;
- Identifikimi i zgjidhjeve sociale të pranueshme dhe ekologjikisht të mundshme (për të identifikuar çështjet);
- Explorimi dhe propozimi i alternativave më të mira të menaxhimit të bazuara dhe të integruara ne nevojat e ruajtjes dhe zhvillimit të parkut si dhe te komunitetit qe jeton ne park e përreth tij;
- Hartografimi i habitateve të parkut, përshkrimi i tyre dhe plani për ruajtjen e tyre në kuadër të Planit të Menaxhimit;
- Përcaktimi i zonave menaxhuese të parkut, aktivitetet e nevojshme për menaxhimin e tyre dhe realizimin e objektivave menaxhuese te parkut ne përgjithësi. Hartografimi ne GIS i zonave te menaxhimit, bazuar ne praktikat me te mira menaxhuese kombëtare e ndërkombëtare.
- Zhvillimi i një vizioni, misioni dhe objektivi kryesor të menaxhimit për parkun
- Propozimi dhe paraqitja e strategjive të duhura të menaxhimit, si dhe plani i veprimit;
- Plani i monitorimit te menaxhimit dhe aktiviteteve qe pritet te zhvillohen ne park
- Diskutimi dhe konsultimi i aktiviteteve kryesore të planifikimit dhe zbatimit të planit të menaxhimit me palët e interesuara;
- Diskutimi i draft-planit të menaxhimit me Aktorët vendimmarrës (Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, OJF, grupet e interesit etj)
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.