Menaxhmenti i “Ferronikelit” me gjithë insistimin e “Zërit” nuk është deklaruar rreth ndërprerjes dyjavore të prodhimit, i cili ka ardhur, siç është thënë “për shkak se një pjesë e pajisjeve kanë shkuar në remont për t’u përgatitur për stinorin e dimrit”. Nika: Asnjëherë s’i kemi pasur punët më mirë.
Ndërprerja e prodhimit përreth dy javë në gjigantin e dytë më të madh ekonomik kosovar pas “Trepçës” kishte sjellë dyshime se sërish diçka nuk është në rregull me “Ferronikelin” dhe funksionimin e tij, sikurse që ishte rasti para gati dy vjetësh kur “Ferronikeli” kishte ndërprerë prodhimin për shkak të problemeve me çmimin e energjisë elektrike dhe kur rreth 800 punëtorë ishin dërguar në pushim me 70 për qind të pagës, shkruan Zeri.
Për më tepër frika ishte shtuar pas lajmit për mbylljen e “Feni Industries” në Kavadar të Maqedonisë, të cilën sikurse edhe “Ferronikelin” e ka në pronësi kompania “Cunico Resources”.
“Feni Industries”, sipas informacioneve të “Cunico Resources”, është duke shkuar drejt likuidimit nën mbikëqyrjen e shtetit të Maqedonisë, për shkak të borxheve të mëdha që ka krijuar. Por në “Ferronikel” mbretëron krejtësisht gjendje normale.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.