Disa muaj më parë, Greqia dhe huadhënësit e saj u angazhuan sërish për rishikimin e shpëtimit të radhës, pa nevojën e reformave të menjëhershme në Parlament. Kjo do të jetë koha më e mirë për të parë se sa të suksesshme kanë qenë programet rregulluese.
E vërteta qëndron se është shumë e vështirë për të dhënë inkurajim kur shikojmë situatën e lënë pas këto 6 vitet e fundit, të cilat janë dominuar nga vështirësi ekonomike, destabiliteti politik dhe trazira sociale.
Në Fondin Monetar Ndërkombëtar, një nga huadhënësit kryesorë të Greqisë, zyra për identifikimin e gabimeve e vendosur në Uashington mbështetet në Zyrën e Vlerësimit të Pavarur (Independent Evaluation Office). Zyra e vlerësimit të pavarur kohët e fundit ka publikuar raportin për rolin që ka pasur FMN-ja në krizat e Eurozonës, duke u fokusuar veçanërisht për Greqinë. Qëllimi i këtyre raporteve është përmirësimi i menaxhimit të krizave të ardhshme.
Raporti i zgjeruar nxjerr në pah gabimet e bëra nga FMN-ja në veprimet e saj në Greqi. Këtu përfshihet dështimi i saj për monitorimin nga afër të vendosjes së reformave para krizës së 2009-s, mungesa e një debati për shqyrtimin e të gjitha mundësive (përfshirë dhe ristrukturimin e borxhit), si dhe komunikimi i dobët nga FMN-ja.
Ndryshe nga anëtarët e BE-së, FMN-ja ka nënvizuar vazhdimisht gabimet që janë bërë me marrëveshjet me Greqinë këto vitet e fundit. Në janar 2013, Olivier Blanchard, kryeekonomisti, publikoi një raport ku pranonte se FMN-ja kishte nënvlerësuar faktorët fiskalë, efektin e recesionit, që lidhej me masat shtrënguese të vendosura në Greqi.
Në qershor të atij viti, Fondi publikoi të ashtuquajturën “Mea Culpa”, një raport të brendshëm, ku tregonte një seri hapash të gabuar, duke sugjeruar që fokusi i programit grek ka qenë në kryerjen e një operacioni që i dha kohë pjesës tjetër të Eurozonës të ndërtonte “mure” për ta mbrojtur veten nga efekti zinxhir. Që atëherë, disa anëtarë të departamentit të kërkimit të FMN-së kanë vënë në diskutim masat e forta fiskale të ndërmarra në Greqi. Gjithashtu, vitin e shkuar, u bënë publike diskutimet para se t’i bashkoheshin programit të parë për shpëtimin e Greqisë. Ata nënvizuan nivelin e mosrënies dakord për strukturën e programit në kuadër të Fondit, gjë që dha përshtypjen e një organizate aspak komode në rolin e saj.
Në këtë aspekt, raporti i Zyrës së Pavarur të Vlerësimit flet për çështje të cilat kanë qenë të ditura. Gjithsesi, është raporti më shprehës deri më tani dhe disa nga ato çështje duhen shqyrtuar me kujdes. Paul Blustein, gazetari që ka publikuar dy libra për FMN-në dhe menaxhimin e krizave në Azi dhe Argjentinë gjatë viteve 1990 dhe 2000, nxori në pah këtë shembull.
Një zbulim veçanërisht i dëmshëm është paragrafi i Raportit të Schadler për Zyrën e Pavarur të Vlerësimit, ku ajo flet për mbështetjen pjesërisht të fondit për të shuar rrezikun e mundshëm të reaksionit zinxhir në të gjithë Europën në pranverën e 2010-s.
Mungesa e një vlerësimi të plotë të perspektivave të ristrukturimit të borxhit përpara zbatimit të programit, padyshim që ngre pyetje serioze në lidhje me metodën që huadhënësit kanë ndjekur dhe nëse njerëzit dhe ekonomia greke kanë përballuar një barrë të lehtë që nga 2010. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që i gjithë programi nuk bën dhe duhet flakur. Ka pasur tendencë për të gjithë ata që kanë kundërshtuar programet e shpëtimit për të justifikuar besimin me raportet e publikuara vitet e fundit, ndërsa huadhënësit dhe mbështetësit e tyre janë vënë në pozita mbrojtëse.
Ky i fundit rezulton në theksimin se sa i vështirë dhe i veçantë ka qenë rasti i Greqisë, duke nënvizuar se sa shumë destabiliteti politik dhe rezistenca sociale ndihmojnë në vendosjen e duhur të programeve. Edhe këtë herë, nuk ishte ndryshe.
Greqia, gjithsesi ishte e veçantë, ku qëllimet e para ekonomike treguan një tejkalim të ambicieve, programi ishte i bazuar në krizat e përsëritura politike, të zmbrapsura nga interesa të kushtëzuara dhe probleme të shumta të zbatimit të programit, të cilat çuan në një tkurrje më të madhe të prodhimit se sa ishte menduar, – tha Christine Lagarde në përgjigje të raportit të Zyrës së Pavarur të Vlerësimit, duke krahasuar problemet e shumta në Greqi me ato relativisht më të lehta në Irlandë dhe Portugalinë.
Megjithatë, në këtë përgjigje të Lagarde ka diçka çorientuese. Greqia ishte një rast i veçantë para se të fillonte zbatimi i programit, sepse kishte një deficit buxhetor prej 24 miliardë eurosh, i cili qe më i madh se në çdo vend tjetër të Europës, në mungesë të besueshmërisë së borxhit, kërkesës për rregullime të mëdha në paketën fiskale, që në vetvete kumboi në të gjithë sistemin shoqëror dhe politik grek.
Nuk jam ende i bindur nga argumenti i Lagarde që Greqia ishte një rast unik,- shpjegoi Blustein, që po përgatit publikimin e librit të radhës për FMN-në dhe krizat në Eurozonë. Sigurisht që është e vërtetë që pronësia nuk ishte aq e fortë sa në Irlandë dhe destabiliteti politik ishte më i madh. Nëse programet e para do të ishin më mirë të dizenjuara, veçanërisht nëse ristrukturimi i borxhit do të ishte bërë më herët, pronësia shtetërore greke do të kishte qenë më e fortë. Udhëheqja e vendit do të bënte publik faktin se kreditorët do të ndanin barrën dhe do të kishte më pak shtrëngim fiskal, që do ta bënte recesionin pak më të tmerrshëm seç ishte.
Nga njëra anë, ky është një debat akademik, por në anën tjetër është shumë i lidhur me të ardhmen e Greqisë. Këtë vjeshtë, FMN-ja do të vendosë nëse do të jetë pjesë e programit të tretë të shpëtimit të Greqisë. Pengesa kryesore që po përballet FMN-ja është besimi se borxhi nuk është në trajektoren e duhur, si dhe duhen bërë ndërhyrje nga huadhënësit europianë, të cilët mbajnë pjesën më të madhe të borxhit grek. Eurozona, e shtyrë kryesisht nga problemet e anëtarësisë, është e gatshme ta diskutojë këtë çështje në moment. Kanë kaluar më shumë se gjashtë vite nga programi i parë i shpëtimit të Greqisë, por ristrukturimi i borxhit dhe marrëdhënia midis prioriteteve politike dhe shqetësimeve teknike vazhdojnë të dominojnë procesin e vendimmarrjes.
Pyetja që do të bëjë populli grek është nëse këta që marrin vendime kanë mësuar mjaftueshëm nga gabimet e së shkuarës për të ngjitur copëzat e thyera të Greqisë…