Populistët e Italisë përfundojnë planin qeverisës: ulje taksash dhe e moshës së pensionit

14/05/2018 9:48 AM 0 komente

Populistët e Italisë kanë përfunduar plotësisht një plan qeverisës që përfshin një taksë të sheshtë deri në 15 për qind, të ardhura të garantuara për të varfrit dhe një moshë më të ulët të pensionit, ndërsa përgatiten për të kërkuar dritë jeshile nga presidenti.

Luigi Di Maio, 31 vjeç, i Lëvizjes Pesë Yje tha se ai dhe Matteo Salvini, 45 vjeç, nga Lidhja Anti-Emigrante kanë përpunuar detajet e fundit të “Kontratës për Qeverinë e Ndryshimit” në një takim të vonë në mbrëmje në Milano të dielën, raportoi agjencia e lajmeve Ansa. Di Maio tha se palët kanë ndërmend të takojnë presidentin Sergio Matterella të hënën.

Shpenzimet dhe planet e taksave kanë nxitur shqetësimet e investitorëve se një administratë populiste mund të rrezikonte financat shtetërore dhe rritjen e ngadaltë në ekonominë e tretë më të madhe të eurozonës, e cila tashmë është më e ngadaltë midis vendeve që ndajnë monedhën e përbashkët. Planet për të rishikuar traktatet me Europën gjithashtu kanë ngritur shqetësime se Italia mund të dëmtojë përpjekjet për reformën e BE.

Programi ekonomik i partive kushton rreth 65 miliardë euro dhe 100 miliardë euro, sipas një vlerësimi në gazetën Corriere della Sera të hënën, duke shtuar se taksa e sheshtë është masa më e shtrenjtë që po ndërmerr kjo qeveri.

Të dy udhëheqësit vazhdojnë të heshtin se cilët do të emërojnë si kryeministër. Kandidatët e mundshëm u diskutuan nga Di Maio dhe Salvini në takimin përfundimtar të së dielës, njoftoi Ansa.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz