Presidenti dekreton ministrat e rinj të qeverisë

20/03/2017 10:10 AM 0 komente
presidenti-nishani-p-euml-r-vizit-euml-n-euml-bullgari_hd

Presidenti i Republikës z. Bujar Nishani dekretoi shkarkimin e katër ministrave, si dhe emërimin e zëvendësuesve të tyre. Më konkretisht: Fatmir Xhafaj në postin e ministrit të Brendshëm, Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Ministrin e Pushtetit Vendor Eduard Shalsi dhe Ministren e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Olta Xhaçka.
Një ditë më parë në një konferencë për shtyp, Presidenti Nishani shprehu rezerva për dekretimin e Fatmir Xhafajt në krye të ministrisë së Brendshme.

“Kam ndjekur, gjithashtu, me shumë shqetësim edhe disa debate të fundit në lidhje me kandidaturën e Ministrit të Brendshëm. Ka pasur dëshmi publike shqetësuese, të cilat akuzojnë kandidaturën e Ministrit të Brendshëm për ushtrim dhune dhe torturë gjatë procesit hetimor jo vetëm ndaj subjektit që heton, por edhe ndaj familjarëve të tyre. Për më tepër, sipas dëshmive publike ky hetim fokusohet për shkak të reagimit të subjekteve në hetim ndaj vdekjes së diktatorit.

Në këto rrethana, në këtë kontekst të rëndësisë që ka angazhimi i strukturave të Ministrisë së Brendshme dhe të garancive që duhet të japë personi që do të drejtojë, së pari, në drejtim të respektit të lirive dhe të të drejtave themelore të individit, të garantimit të paanshëm të ushtrimit të të drejtave dhe lirive themelore në jetën e përditshme dhe posaçërisht në proceset zgjedhore që janë procese politike të përballjes së alternativave të ndryshme politike në kontekstin e realitetin e pluralizmit, në vlerësimin tim, kandidatura e Ministrit të Brendshëm është e pa përshtatshme, por Kushtetuta nuk ia jep të drejtën Presidentit të Republikës për të refuzuar një kandidaturë për ministër, pasi i vetmi kusht që përcakton Kushtetuta për të qenë ministër është ai i plotësimit të kritereve për të qenë deputet”, tha Presidenti.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz