N.q.s. ju jeni një nga të shumtët e sapodiplomuar që mendojnë se diploma që keni në duar do të vendosë prioritete dhe do ju hapë dyert në karrierë, do të kuptoni se punë-kërkimi është një proces i vështirë.
Ndërsa ju ndërmerrni hapat e parë të kërkimit për punë, mbase edhe të hapni ndonjë profil në Linkedin, ju me siguri do të keni pritshmëri të larta se si do të jetë puna juaj e parë. Në fakt, nuk ndodh kështu.
Por, mos u demoralizoni, këshillojnë ekspertët e lidershipit në botë, puna juaj e parë nuk ka rëndësi, për këto dy arsye:
1. Diploma juaj s’do të jetë e nevojshme
Subjekti për të cilin ju keni shpenzuar vite duke mësuar, do të jetë një objekt që s’do të sjellë përfitimet që ju mendonit pas diplomimit. Sipas një studimi, 88% e studentëve besojnë se pas diplomimit do të gjejnë një punë në fushën e tyre të studimit. Por, në fakt, nqs keni pritshmëri të tilla, do të mbeteni pa punë. Ndaj, duhet të nisni punën tuaj në parë, pavarësisht fushës, në mënyrë të tillë që të aftësoheni.
2. Do të ndërroni punë dhe karrierë disa herë
Studime të ndryshme tregojnë se ju do të ndryshoni punë të paktën 4 herë, pas diplomimit për 10 vitet e ardhshme, citon Forbes. Në disa raste, studimi sugjeron se ju mund të ndryshoni fushën e karrierës totalisht. Duke qenë se koha e dedikuar për karrierë është e gjatë (deri në pension), vitet e para janë determinuese për të zbuluar se çfarë duhet të bëni, pavarësisht diplomës së marrë.