Ndërtimi i linjës së interkonjeksionit Kosovë – Shqipëri do të mund të eleminojë lidhjen me sektorin serb të energjetikës, që për më shumë se një dekadë ka marrë nga buxheti i Kosovës qindra milionë euro. Kjo linjë pritet të krijojë pakënaqësi edhe te disa kompani të tjera nga shtete të ndryshme të Europës, që kanë synuar në tregun energjetik të Kosovës.
Sipas të dhënave zyrtare nga viti 2001 e deri në vitin 2012, KEK për këtë qëllim ka shpenzuar më shumë se 458 milionë euro. Por, në këtë shumë nuk hyjnë fondet që janë shpenzuar për importin e energjisë gjatë vitit 2000. Sipas të dhënave të siguruara nga raportet e auditimit shihet shumë qartë se gjatë vitit 2012 Korporata Energjetike e Kosovës në emër të importit të energjisë elektrike ka shpenzuar 49 milionë euro. Në vitin 2011 KEK-u ka arritur kulmin e shpenzime për importin e energjisë, në vlerën 59 milionë euro.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.