Dikur dëgjohej kudo, sot na shkon mendja ta hapim vetëm kur jemi në makinë. Radio është një nga mjetet e komunikimit që po vuan zhvillimin e teknologjisë së informacionit, teksa interneti, smartphone dhe aplikacionet e muzikës po e kthejnë gradualisht atë në një relike.
Në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit rezulton që një pjesë e madhe e radiove janë pezulluar, janë në likuidim e sipër apo me probleme me përmbarimin për shkak të detyrimeve të pashlyera. Të tjera deklarojnë qarkullim minimal vjetor. Edhe tre radiot e mëdha rezultojnë me rënie të të ardhurave prej 13% me bazë vjetore.
Top Albania Radio, radio më e madhe në vend, ka parë rënie të qarkullimit vjetor me 16.3% në 2016-n, për të arritur në 56 milionë lekë.
Club FM raporti të ardhura prej 48 milionë lekësh, me një tkurrje prej 10.3%. Edhe Radio +2 kishte një aktivitet në tkurrje prej 8% në 11.2 milionë lekë. Segmenti i radiove tashmë arrin të marrë më pak se 1 milion euro nga torta e reklamave.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.