E PERDITESUAR/ Sikundër e kishte paralajmëruar edhe më herët, kryeministri i vendit Edi Rama ka dalë në një komunikim të drejtpërdrejtë me publikun në median vizive, por edhe në rrjetet sociale.
Turizmi ishte tema e parë që trajtoi kryeministri ku renditi arritjen dhe problematikën. Sipas tij turizmi gjatë këtij viti u rrit me 14% krahasuar me një vit më parë, duke llogaritur 1. 230,000 turistë, shifër e cila sipas tij u ndikua nga moti i keq i muajit korrik, por edhe një specifikë të veçantë që lidhet me muajin e Ramazanit.
“Problematika që duhet të adresohen, arritëm të kemi plazhe të pastra falë një aksioni intensiv ku u bashkuan një sërë forcash, por edhe ministrinë dhe vullnetarë nga Shqipëria dhe Kosova. Kemi një numër total të angazhuar për pastrimin e plazheve nga marsi deri më sot 3,000 persona.
Nga ana tjetër vumë në funksion 9 kampe vullnetarësh në zonat më të frekuentuara, si nw Gjirin e Lalëzit, Golem, Tale, Borsh dhe numri i personave të angazhuar është 1,200, në Gjirin.
Vendosëm kullat e vrojtimit në 7 plazhe pilot, ku realizuam certifikimin e 40 personave të parë si roje.
Gjithë zonat e mbrojtura janë ruajtur dhe janë stabilizuar si zona të paprekura nga tentativa të shumta veç atyre sezonale. Për drejtuesit e pushtetit vendor që kanë shkelur vendimet do të merren masa.
Agjencia e Bregdetit po merre masa për rehabilitimin e disa zonave. Pamja e përgjithshme është pozitive, por nuk lë vend për triumf. Problematikat vazhdojnë, një sërë aksesh kombëtare vazhdojnë të jenë të hapura, puna për të cilat vazhdonte ritme të ulëta sepse jemi në kushtet kur duhet të mbushim gropën e madhe të krijuar nga borxhet për punët nga ana e biznesit. Disa rrugë, si ajo e Pogradecit, tipike e asaj që na la pas qeveria e djeshme përbëjnë një arsye shumë të fortë për të mos qenë sot shumë të kënaqur.
Është një problem shumë i madh që ne po e trajtojmë me BB dhe FMN sepse mungon në buxhet masa e parave që duhet për të mbyllur borxhet.
Negocimi nuk është i thjeshtë sepse kemi të bëjmë me nevojën për të siguruara një masë parash që nuk duhet të dalin nga buxheti i shtetit. Kemi marrë pëlqimin nga një bankë tjetër ndërkombëtare dhe kemi diskutuar me FMN që s’kemi tendencë për të zbatuar pikë për pikë detyrimet.
Kanalizimet tjetër problem. Turizmi është zhvilluar në mënyrë kaotike dhe qeveria s’ka koordinuar punën, si rrjedhim kemi bashkëjetuar me pisllëkun dhe ujërat e zeza. Për këtë ka disa muaj që po përgatitet një program tërësisht i posaçëm duke bashkuar një sërë burimesh të huaja fiananciare për të kuruar plagën, siç është Durrësi apo edhe Himara, që përbën pikat më të forta ku do të bazohet zhvillimi i turizmit në të ardhmen.
Problem i rëndë në rang kombëtar është edhe ai i ujit të pijshëm. Pas 8 vjetësh kemi shumë borxhe nga keqadministrimi dhe korrupsioni, por edhe nga mungesa e investimeve.
Kemi pasur plazhe shumë më të pastra, por nuk kemi zgjidhur çështjen e menaxhimit të mbetjeve, por po hartojmë një plan kombëtar. Por, kemi hyrë në një fazë që mund të trajtohet më lehtë farë reformës administrativo – territoriale.
Ligji kundër krimit mjedisor vë në dispozicion edhe Policinë e Shtetit, që deri dje ishte lënë në harresë. Do të shtrëngojmë masat kundër këtij krimi. Në shtator gati futja në protokollin policor të këtij krimi”, tha kryeministri .
Në lidhje me investimet e huaja Investimet e huaja direkte është tejkaluar barriera e 1 miliard dollarëve që kishte lënë qeveria e mëparshme. Më 6 mujorin e parë rritja IHD-s ishte 12%. Do te rriten edhe fale politikave lehtësuese, siç është paketa fiskale e fasonit.
Besojmë se edhe gjatë tremujorit të dytë do të rritet besimi te konsumatori.
Kemi rritje të konsiderueshme të eksporteve që dëshmon se po rritet fuqia prodhuese dhe se modeli ynë i ri po vihet në lëvizje. Vetëm nga përpunimi aktiv në janar – qershor 100 milionë dollarë më shumë eksporte. Moody’s konfirmoi B1 për ekonominë shqiptare,s i dhe masat që janë marrë në kuadër të marrëveshjes shumë të anatemuar me FMN dhe nismës për pagesën e borxheve që ka paguara dhe do të paguajë qeveria ndaj sipërmarrjes, ato kontrata që rritën gropën.
Sa i përket punësimit, kryeministri Rama tha se janë regjistruar 20, 345 vende të lira pune që janë në dispozicion të punëkërkuesve, ndërsa janë 160% më shumë individë që iu janë adresuar zyrave të punës. Gjithashtu janë 3,000 vende pune të siguruara nga fondet e nxitjes së punësimit; 14,300 persona të shtuar në skemën e sigurimeve shoqërore që janë vende të reja të regjistruara; 49,000 vende të reja pune që mund të verifikohen në tatime.
Nga ana tjetër lufta ndaj ilegalitetit në punë po zhvillohet në mënyrë të plotë.
Problematika është e qartë, administrata përbën një pengesë.
Sa i përket financave kemi tejkaluar çdo lloj nevojë për t’u krahasuar me qeverinë paraardhëse. Kemi kërkuar që prokuroria të bëjë punën e saj në luftë kundër evazionit me skemat grabitqare të TVSH-së. Burimet e reja të rritjes janë diversifikuar, nuk është më ndërtimi leva. Modeli i ri i zhvillimit po përkrahet nga sipërmarrja vendase dhe e huaj.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.