Komisioni Europian ka publikuar raportin e tremujorit të parë 2015 për vendeve kandidate dhe potenciale candidate në BE.
Sipas raportit, performance e rritjes në Ballkanin perëndimor vazhdoi të përmirësohej gjatë tremujorit të fundit 2015 dhe të parit 2015. Ekonomitë e Shqipërisë dhe Bosnjë Hercegovinës u përshpejtuan në mënyrë domethënëse, me rritje 2.4% me bazë vjetore në tremujorin e fundit 2014, dhe në mal të Zi dri në një farë mase. Në rastin e Shqipërisë, kontributi I konsiderushëm në rritje erdhi nga sektori I ndërtimit.
Raporti e vë theksin në faktin se zhbalancimet e jashtme mbeten një factor ky[ në pjesën më të madhe të Ballkanit Perëndimor. Në pjesën më të madhe të ekonomive, deficit I llogarisë korente u zgjerua më tej në tremujorin e katërt 2014 (Shqipëria, Mali I Zi dhe Kosova). Deficiti I llogarisë u rrit në 15.3% të PBB-së në Mal të Zi, 12.9% të PBB-së në Shqipëri dhe zbriti në 5.5% në Serbi. Maqedonia ka deficitin më të ulët të llogarisë korente në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me 1.3% të PBB-së, për shkak të rritjes së konsiderueshme të eksporteve gjatë vitit të kaluar.
Shqipëria
Në Shqipëri, vlera e shtuar bruto u rrit me 1.9% në 2014-n; investimet e huaja ranë 13.4% me bazë vjetore (duke reflektuar pjesërisht privatizimet) por ende financuan më shumë se 60% të deficiitit të llogarisë korente.
Papunësia u rrit në 18.0% në tremujorin e katërt, nga 17.4% në tre muajt e mëparshëm.
Niveli I huave me problem ran ë tremujorin e katërt në 22.8% fnga kulmi prej 24.9% I vendosur në tre muajt e mëparshëm, por mbetet ende I lartë dhe kufizon rritjen e kredisë. Kjo e fundit mbetet e dobët.
Mbledhja e të ardhurave ishte në rrugën e duhur në dy muajt e parë të vitit, me të ardhurat nga taksat që ishin nën planin vetëm me 1.1%.
Në tërësi, më e dukshme ishte rënie e shpenzimeve në periudhën janar-shkurt, të cilat mbetën 12% më pak se plani (edhe pse e tejkaluan me 5.5% shifrën e vitit të kaluar).
Në dy muajt e parë të vitit, deficit buxhetor ishte 61% më pak se plani dhe arriti në 0.3% të PBB-së së vlerësuar vjetore.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.