Real Madrid, rikonstruktimi i Bernabeu do të kushtojë 400 milionë euro

09/05/2018 2:29 PM 0 komente

Presidenti i Real Madrid dhe ACS Group, Florentino Perez, vlerësoi që rikonstruktimi i stadiumit Santiago Berbanbéu, kostoja e të cilit do të arrijë rreth 400 milionë euro, do të kontraktohet në fillim të vitit të ardhshëm dhe shpjegoi se kompania e ndërtimit, në të cilën ai zotëron shumicën e aksioneve, nuk do të përfshihet.

 

Rikonstruktimi i Santiago Berbanbéu, kompania e ndërtimit ACS nuk do të marrë pjesë

Siç bën të ditur ‘Marca’, në deklaratat për shtyp pas mbledhjes së aksionerëve të ACS Group, Florentino Perez shpjegoi se nuk do të marrë pjesë në punimet e rikonstruktimit të stadiumit, në bazë të një marrëveshje me Këshillin e Administrimit të Real Madrid, anëtarët e të cilit kanë rënë dakord të shmangnin konfliktet e interesit me aktivitetet respektive.

Në mes të prillit, këshilli i qeverisë së Madridit miratoi projektin për rikonstruksionin e stadiumit Santiago Bernabéu, një hap që do të lejojë prishjen e dy kullave në skajet e fasadës perëndimore të stadiumit dhe qendrës tregtare, e njohur si “La Esquina del Bernabeu”. Procedura parashikon marrjen e lejeve të nevojshme për rikonstruktimin e stadiumit dhe rrethinave, me hapësirë 82.807 metra katrorë.

Pasi të përfundojnë punimet e urbanizimit, në zonën e Paseo de la Castellana do të krijohet një hapësirë e gjelbër me sipërfaqe 12.003 metra katrorë dhe pjesa tjetër e sipërfaqes publike do të jetë një zonë pedonale.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz