Besimi ekonomik i euro-zonës u rrit në nivelin më të lartë në më shumë se 3 vjet e gjysëm, duke intenmsifikuar shenjat se rimëkëmbja e brishtë po stabilizohet pavarësisht përpjekjeve të Greqisë për të siguruar financim.
Indeksi i ekzekutivit dhe besimit të konsumatorit kërceu në 103.9 në mars nga shifra e rishikuar prej 102.3 një muaj më parë, sipas Komisionit Evropian. Shifra është më e forta që nga qershori 2011 dhe tejkalon mesataren e 30 vlerësimeve në një sondazh të Bloomberg Neës, e cila ishte për një rritje në 103.
Raporti pason një varg të dhënash pozitive në mbarë bllokun prej 19-vendesh, gjë që i ka mundësuar presidentit të Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi të përdorë një ton optimist rreth gjendjes së rimëkëmbjes. Kjo pavarësisht nga Greqia, e cila rrezikon ‘të mbetet trokë’ në çdo moment teksa qeveria është ende në ‘ngërc’ me bisedimet me kreditorët mbi masat e bashkangjitura kredive të shpëtimit të vendit.
Raporti i Komisionit tregoi gjithashtu se besimi industrial u rrit deri në minus 2.9 nga minus 4.6 në shkurt. Besimi në mesin e konumattorëve u rrit në minus 3.7 nga minus 6.7, dhe besimi në sektorin e shërbimeve u rrit në 6 nga 5.3.