Mediset dhe Sky Italia, një njësi e Sky Plc, janë gjobitur 55.4 milionë euro (62.7 milionë dollarë) nga autoriteti anti-monopol të Italisë për shkelje të ligjeve të konkurrencës gjatë shitjes s të drejtave televizive të futbollit në vitin 2014 tha autoriteti.
Të dy transmetuesit janë akuzuar për krijimin e një karteli për të ndryshuar të drejtat në shfaqjen e ndeshjeve të tetë ekipeve më të mëdha italiane në sezonin 2015-2018, ‘duke eleminuar’ konkurrentët.
Në një deklaratë, mbikqyrësi konkurrencës tha se kishte gjobitur njësinë pay TV të Mediaset me 51.4 milionë euro.
Sky Italia, aksionari më i madh i të cilit manjati i medias së është 21 Century Fox, Rupert Murdoch, u gjobit me 4 milionë euro.