Krahas krizës së shitjeve dhe problemeve me likuiditetet, ndërtimit i duhet të përballet me një rritje të vazhdueshme të kostove të operimit të aktivitetit.
Sipas INSTAT, Në tremujorin e parë 2013, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim arriti 101.4 përqind (Tremujori i I 2011=100), duke shënuar një rritje prej 0.4 përqind kundrejt tremujorit tëmëparshëm.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2012 Indeksi i Kushtimit në ndërtim ka shënuar një rritje me 1.1 përqind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 0.3 përqind.
Indeksi i çmimeve të grupit “Shpenzimemateriale” është rritur me 0.1 përqind kundrejt tremujorit të mëparshëm.
Brenda këtij grupi indekset e çmimeve të nëngrupeve “Materiale ndërtimi” dhe “Materiale hidro-sanitare” kanë shënuar ulje respektivisht me 0.1 përqind dhe 1.1 përqind. Ndërsa indeksi i çmimeve të nëngrupit “Materialeve elektrike dhe komunikimi” ka pësuar nje rritje prej 3.0 përqind krahasuar me tremujorin e mëparshëm.
Indekset e grupeve “Shpenzime transporti” dhe Shpenzime për pagat u ulën respektivisht me 0.3 dhe 0.7 përqind krahasuar me tremujorin emëparshëm. Ndërsa, indeksi i grupit “ Shpenzimemakinerie “ nuk ka pati ndryshime gjatë këtij tremujori.
Krahasuar me tremujorin e mëparshëm një rritje me 2.5 përqind ka pasur grupi “ Kosto të tjera”.
Ndërtimi është një prej sektorëve që është goditur më keq nga kriza ekonomike e tre viteve të fundit, nga njëra anë dhe po vuan dhe pasojat e rënies ciklike nga ana tjetër. Në vitin 2012, sipas të dhënave të prodhimit të brendshëm bruto INSTAT, ndërtimi shënoi një rënie me bazë vjetore prej 17 dhe 18% në tremujorin e tretë dhe të katërt, në një kohë që ekonomia në 2012-n u rrit mesatarisht me 1.6%.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.