Norma e papunësisë së Rumanisë shenoi në 6.8 për qind gjatë 2014, duke rënë në krahasim me vitin e kaluar, dhe norma e punësimit të popullsisë në moshë pune (nga mosha 15 deri 64 vjec) arriti në 61 për qind, sipas të dhënave të publikuara të premten nga Instituti Kombëtar i Statistikave ( INS).
Në 2014, popullsia aktive e Rumanisë shënonte 9,243,000 njerëz, prej të cilëve 8,614,000 ishin të punësuar dhe 629,000 ishin të papunë.
Sipas INS, norma e papunësisë e regjistruar vitin e kaluar u ul nga 7.1 për qind në vitin 2013, në 6.8 për qind, ku më të prekurit nga papunësia ishin të diplomuarit e shkollës së mesme. Në të njëjtën kohë, norma e papunësisë për pesonat me arsim të lartë qëndroi në 5.8 për qind.
Sipas gjinisë, shkalla e papunësisë për meshkuj vitin e kaluar shënoi 7.3 për qind dhe për femrat 6.1 për qind.
Norma e papunësisë regjistroi nivelin më të lartë (24 për qind) në mesin e të rinjve (të moshës 15 deri 24 vjeç) raporton Business Revieë Romania.