Kompania Green Group nga Rumania pritet të investojë 8.5 milionë euro në ndërtimin e një fabrike për përpunimin e shisheve të plastikës PET dhe asaj të përzier dhe plastikës së përzier në Sllovaki, duke hapur deri në 100 vende të reja pune.
Kjo kompani nuk kërkon asnjë ndihmë për investime shtetërore, deklaroi ministri i Mjedisit, László Sólymos, por vendi se ku do të ndërtohet kjo fabrikë nuk është bërë i ditur.
Constantin Damov, një prej bashkëthemeluesve të këtij grupi, nuk pranoi të specifikonte vendndodhjen për shkak se bisedimet nuk kishin përfunduar, megjithëse ai u shpreh qartë se Bratislava nuk do të ishte, duke e përjashtuar që në fillim një mundësi të tillë.
Kjo fabrikë pritet që të nisë punën në fund të shtatorit të 2018. Në fillim, do të hapen rreth 80 vende të reja pune, duke iu shtuar edhe të tjerat në vazhdim. Ky investim i “Green Group” në ekonominë e gjelbër dhe atë ciklike nuk do të jetë i fundit në Sllovaki, tha z. Damov.
“Është vetëm hapi i parë në kuadër të një projekti shumë ambicioz përmes të cilit do të mbështesim ekonominë rrethore në Sllovaki”, shtoi ai, siç citohet edhe nga TASR. Kapaciteti i planifikuar i kësaj fabrike është 30,000 tonë shishe me plastikë të përzier dhe atyre me plastikë të papërzier. Komponentët për industrinë e automobilave më pas do të prodhohen në Rumani nga materialet e fituara në Sllovaki. “Investimi është i rëndësishëm kryesisht nga pikëpamja mjedisore”, tha Sekretari i Shtetit për Ministrinë e Mjedisit, Norbert Kurilla.
Rreth 120,000 tonë pako plastike u futën në tregun sllovak gjatë vitit të kaluar, ku vetëm 69,000 tonë, ishin mbetje të ndara.
“Modeli ekonomik kur rritja ekonomike shkon krah për krah me respektin për mjedisin krijon hapësirë për rritjen e mundësive të punësimit, të risive dhe rritjes së qëndrueshme aktuale”, shtoi z. Kurilla.
Investimi i ri përshtatet me përpjekjet për të luftuar landfillet në Sllovaki, u shpreh ministri i Mjedisit të Sllovakisë.
“Ekziston nevoja për të ndarë dhe për të ricikluar më shumë”, thotë më tej z. Sólymos.
“Kjo është një nga arsyet pse ne po ndryshojmë politikën e mbeturinave në Sllovaki. Ne jemi duke përgatitur një rritje të tarifave për përdorimin e landfilleve dhe duke i kushtuar vëmendje të madhe projekteve të arsimit, përfundoi ai”.
Kompania “Green Gropu” u themelua në vitin 2002. Ajo përbëhet aktualisht nga gjashtë kompani që përfshijnë sektorin e grumbullimit, transportimit, përpunimit, riciklimit të mbeturinave, si dhe prodhimin e fibrave të poliestrës (nga 100% materiale të riciklueshme PET). Ai përdor teknologjitë moderne për mjedisin. Kjo kompani ka edhe fabrika të tjera në Serbi dhe Maqedoni.