Çmimet e konsumit rumune ranë 0.2 për qind në nëntor nga një muaj më parë, në çmime më të ulëta për produketet ushqimore dhe jo ushqimore, dhe inflacioni vjetor ra në 1.26 për qind, sipas institutit të statistikave të vendit INS.
Produktet ushqimore dhe jo-ushqimore ranë 0.3 për qind, ndërkohë që normat e shërbimeve u rritën 0.2 për qind. Rënia më e madhe e çmimeve është regjistruar për ‘frutat dhe kanaçet e fruta’ të cilat 4 për qind më të lira në nëntor. ‘Shërbime të tjera’ u përballën me një rritje të çmimeve prej 0.53 për qind.
Rritja mesatare e çmimeve për 12 muajt e fundit në krahasim me 10 muajt e kaluar ishte 1.1 për qind në bazë të IPC dhe 1.4 për qind në bazë të KNPA.
Në tetor, çmimet e konsumit u rritën 0.2 për qind nga muaji në muaj dhe1.44 për qind nga viti në vit.
Banka Kombëtare e Rumanisë reduktoi vlerësimet e inflacionit prej 2.2 për qind në 1.5 për qind për këtë vit dhe nga 3 për qind në 2.2 për qind në 2015.