Sa ndikon pamja e jashtme në karrierën tuaj

01/12/2017 1:32 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

5 mënyra për të kapërcyer “paragjykimet e pamjes së jashtme” që mund të jetë një prej pengesave më të mëdha në suksesin e karrierës suaj…

 

Çuditërisht, sipas disa prej kërkimeve të fundit të kryera në Universitetin e Yale, rezultoi se njerëzit më tërheqës kanë më shumë mundësi të fitojnë një vend pune në krahasim me ata njerëz që konsiderohen si të “zakonshëm”. Madje njerëzit më tërheqës konsiderohen edhe si më të besueshëm. Po sipas të njëjtit studim, të drejtuar nga ekonomisti Daniel Hamermesh, meshkujt më tërheqës mund të fitojnë deri në 9 për qind më shumë sesa kolegët e tyre me një pamje “të zakonshme”, ndërsa femrat tërheqëse mund të fitojnë deri në 4 për qind më shumë sesa koleget e tyre me një pamje “të zakonshme”.

Natyrisht që askush prej nesh nuk mund të ndryshojë pamjen e tij (me përjashtim të operacioneve plastike) por ama të gjithë mund të mundohemi që të kemi një pamje të jashtme sa më të paraqitshme. Kjo është edhe një prej ideve më të rëndësishme të autorit Hamermesh në librin e tij “Bukuria paguhet” dhe “Pse njerëzit tërheqës janë njëkohësisht edhe ata më të suksesshmit”.

Më poshtë do të lexoni pesë strategji për t’i dhënë vetes çdo avantazh të mundshëm, pavarësisht paragjykimeve me të cilat gjithkush prej nesh mund të përballet gjatë një momenti në karrierën tonë:

  1. Kujdesuni për veten 

Në vitin 2011, Timothy Judge dhe Daniel M. Cable, të dy profesorë në shtetin e Clevelandit, kryen një sondazh shumë interesant që lidhej me raportin ndërmjet peshës dhe pagës dhe zbuluan se një grua që ka një peshë mesatare paguhet rreth 389,300 dollarë më pak sesa një femër që është rreth 10 kg më e dobët sesa pesha mesatare. Ndërsa për meshkujt, situata në këtë drejtim është disi më ndryshe.

Meshkujt shumë të dobët paragjykohen në krahasim me kolegët e tyre me një peshë mesatare dhe rrjedhimisht paguhen më pak. Për më tepër, studiuesit zbuluan se për burrat amerikanë, shtimi i peshës është i lidhur me rritjen e pagës.

Një mashkull që është rreth 11 kg më pak se ajo që konsiderohet peshë mesatare, fiton rreth 210,925 dollarë më pak sesa një mashkull tjetër që është rreth 11 kg më shumë sesa pesha mesatare, shpjegon më tej sondazhi.

Plotësimi i orëve të gjumit, regjimi me një dietë të shëndetshme ushqimore dhe stërvitja me ushtrime të ndryshme janë disa nga faktorët kryesorë për të qenë sa më mirë si nga ana mendore ashtu edhe nga ajo fizike.

Këto janë disa hapa që gjithkush prej nesh mund t’i bëjë lehtësisht. Një pamje e kuruar dhe e paraqitshme është prezantimi më i mirë që ne mund t’i bëjmë vetes në sytë e të tjerëve.

  1. Prezantojeni veten sa më mirë

Veshja është e rëndësishme sepse ajo është prezantimi i parë me të tjerët. Veshja në një ambient pune duhet të jetë e kuruar e cila duhet të shoqërohet edhe me një model flokësh jo të ekzagjeruar, bizhuteri të thjeshta dhe taka jo shumë të larta.

Për shembull, gjatë një sondazhi të kryer verën e kaluar nga sociologia Irvine në Universitetin e Kalifornisë u arrit në përfundimin se punonjësit që përpiqen të duken sa më mirë dhe i kushtojnë rëndësi paraqitjes së tyre paguhen rreth 20 për qind më shumë në krahasim me kolegët e tyre që nuk i kushtojnë fare rëndësi pamjes së jashtme.

Megjithatë, Andrew Penner, profesor i asociuar dhe bashkautor i këtij studimi, tha në përfundim të tij se në tregun e punës paraqitja, pamja e jashtme është e rëndësishme por jo më tepër se si ju e prezantoni veten.

  1. Bukuria nuk “triumfon” përherë

Sigurisht që edhe njerëzit më të bukur dhe më tërheqës nuk mund të fitojnë gjithmonë. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Kolorados dhe Universitetin e Floridës Qendrore, femrat të cilat ishin më tërheqëse se disa të tjera u paragjykuan dhe nuk u pranuan në pozicione të tilla si financiere, ekonomiste apo në fusha të ndryshme të inxhinierisë, kryesisht të etiketuara si profesione mashkullore.

Në çdo lloj fushe tjetër, femrat më tërheqëse ishin ato që e fitonin të parat vendin e punës në krahasim me koleget e tyre. Por për meshkujt nuk është e njëjta situatë, gjë që tregon se ende ka një standard të dyfishtë kur bëhet fjalë për gjininë.

Por përveç kësaj, Patzer, një prej bashkautorëve të këtij studimi, ka theksuar se edhe pse shumica e femrave në ditët e sotme po përpiqen që të shkojnë drejt përsosmërisë me anë të operacioneve plastike, ato paragjykohen më shumë sesa koleget e tyre të cilat janë më pak tërheqëse por që nuk kanë bërë asnjë operacion plastik. Edhe në këtë rast, tentativat për të shkuar drejt bukurisë perfekte, mund t’ju kthehen kundër.

  1. Aftësitë janë forca më e madhe

Tek e fundit, bukuria nuk është gjithçka. Ju duhet të përqendroheni mbi të gjitha tek pikat tuaj më të forta kur jeni duke aplikuar në një vend të lirë pune dhe të harroni faktin që nuk jeni personi më i bukur në botë. Përqendrimi në pikat tuaja të forta do t’ju ndihmojë që të rrisni besimin që keni në veten. Vetëvlerësimi i lartë dhe një qëndrim pozitiv qëndrojnë më lart dhe do t’ju japin më shumë pikë sesa një imazh thjesht i bukur. Qëndrimi pozitiv dhe kujdesi me mesazhet që përçohen me anë të gjuhës së trupin konsiderohen më tërheqëse sesa një person që etiketohet si tërheqës.

  1. Bukuria shet, por jo në çdo fushë

Dy profesorë nga Universiteti i Wisconsin-Milwaukee zbuluan se kur një kompani punëson një CEO tërheqës, rrija në çmimet e saj të aksioneve ndihet menjëherë dhe kur ky ekzekutiv shfaqet në televizion, ndikimi është pothuajse i njëjtë. Profesorët që u morën me këtë studim, Joseph T. Halford dhe Hung-Chia Hsu zbuluan se drejtuesit ekzekutivë tërheqës janë më të suksesshëm kur bëhet fjalë për negociata të ndryshme, për shembull për bashkimin e kompanive apo në shitje të ndryshme.

Por ky është vetëm një shembull sepse ka edhe shembuj të tjerë si në rastin e orkestrave filarmonike, të cilat kur i dëgjojnë aplikantët e mundshëm për kandidatë ata i dëgjojnë prapa një ekrani, duke mos u ndikuar fare nga pamja e tyre por vetëm nga talenti.

Nëse jeni duke punësuar një kandidat të mundshëm për një vend të lirë pune duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm që paragjykimet tuaja (të pavetëdijshme) të mos ndikojnë në zgjedhjen e kandidatit, e cila nëse bëhet në bazë të tyre do të rezultojë të jetë e gabuar.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz