Kancelarja gjermane Angela Merkel iu drejtua populistëve evropianë dhe proteksionizmit të Presidentit Donald Trump, duke u bërë thirrje liderëve të BE të ngrihen në këmbë për tregtinë e lirë dhe institucionet demokratike në një sërë samitesh këtë javë.
Duke ju drejtuar parlamentit në Berlin përpara një takimi të Evropës dhe Azisë në Bruksel, Merkel tha se ajo dëshiron që ajo të jetë një ‘vitrinë’ për multilateralizmin midis vendeve që përbëjnë dy të tretat e ekonomisë globale. Me tregjet e fokusuara në buxhetin e Italisë, ajo gjithashtu paralajmëroi vendet e eurozonës se përgjegjësia për stabilitetin fiskal fillon që këtu.
“Është veçanërisht e rëndësishme për mua që ky samit të dërgojë një sinjal për bashkëpunimin shumëpalësh, për besimin e vendosur që kjo të çon në një situatë të favorshme”, tha Merkel të mërkurën, duke rreshtuar një frazë që është kontrast me tregtinë e administratës Trump.
Tri ditët e samitit të Evropës këtë javë janë një shans për Merkelin, liderin më të gjatë në shërbim të rajonit, për të ‘mbërthyer’ skenën botërore dhe për të menaxhuar politikën gjithnjë e më të trazuar të brendshme. Javën e ardhshme, ajo do të bëjë fushatë në shtetin e Hesse, ku demokratët e saj po kërkojnë të qëndrojnë në pushtet në zgjedhjet rajonale më 28 tetor.
Nuk ka te dyte si kjo. Bravo