Sekreti për të qenë të lumtur në punën tuaj

28/11/2018 1:46 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Shumë faktorë përcaktojnë lumturinë tuaj, por një studim i ri nga LinkedIn gjeti diçka që mund ta kontrolloni në punën tuaj, që mund të ndryshojë gjithçka

 

Ka një ndryshim të madh midis njerëzve që e duan punën e tyre dhe atyre që janë vërtet të lumtur dhe gjejnë çdo ditë gëzim në karrierën e tyre. Sot shumë faktorë përcaktojnë lumturinë tuaj dhe disa prej tyre mund të jenë jashtë kontrollit tuaj, si për shembull një shef i keq apo një kulturë pune toksike.

Por sipas një studimi të ri nga LinkedIn, ka diçka që ju mund të kontrolloni në punën tuaj, që mund të ndryshojë gjithçka. Nëse shpenzoni një pjesë të ditës suaj të punës duke mësuar, do të shihni ndryshime drastike. Studimi pyeti 2049 punonjës, duke përfshirë freelancers dhe sipërmarrës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar, Suedi, Islandë, Danimarkë, Finlandë, Norvegji, Holandë, Luksemburg, Gjermani, Francë, Australi, Indi, Singapor dhe Hong-Kong.

“Nxënës të rëndë” (Heavy learners) të cilët u përkufizuan ata që shpenzojnë pesë orë në javë në ushtrimet e të mësuarit, si leximi, trajnimi, ndjekja e kurseve online, raportuan se ishin më të lumtur, më pak të stresuar, më shumë produktivë dhe më me besim te vetja se ata që nuk e bënin këtë gjë (“light learners” – nxënës të lehtë u përkufizuan ata që shpenzonin vetëm një orë ose më pak në aktivitete të tilla).

Më poshtë janë rezultatet e sondazhit për “heavy learners”

-74% më shumë mundësi që të dinë se çfarë duan të arrijnë në karrierën e tyre
-48% më shumë mundësi që të kenë gjetur një qëllim në punën e tyre
-47% më pak mundësi që të jenë të stresuar në punë
-39% më shumë mundësi të jenë produktivë dhe të suksesshëm
-21% më shumë mundësi të ndihen më të sigurt në punën e tyre
-21% më shumë mundësi që të ndihen të lumtur në punë

“Medium learners” (ata që shpenzojnë mes 1 – 5 orë në javë) po ashtu panë rezultate të rëndësishme krahasuar me “light learners”

-14% më të lumtur
-13% më pak të stresuar
-16% më shumë produktivë
-32% më shumë mundësi që të dinë se çfarë duan të arrijnë në karrierën e tyre.

Josh Bersin, analist i Burimeve Njerëzore, i cili zhvilloi sondazhin në bashkëpunim me LinkedIn tha “se ka një lidhje të qartë mes kohës së shpenzuar për të mësuar dhe kënaqësisë profesionale të një personi, perspektivat në karrierë dhe lumturisë së përgjithshme” – tha Bersin.

“Njerëzit që kanë kohën apo i kushtojnë kohën e nevojshme të mësuarit patën rezultate më të larta”.
Ky është një lajm, apo jo? Po, përveç faktit që jo shumë prej nesh kanë kohë për të mësuar. Sipas sondazhit, vetëm 7% e personave rezultuan në kategorinë e të mësuarit “heavy”, të paktën 47% te kategoria “medium” dhe 46% te grupi i nxënësve “light”.

Bersin theksoi që njerëzit do të kishin kohë për të mësuar nëse nuk do të ishin kaq të shpërqendruar në punë nga email-i, rrjetet sociale etj. Është koha të reflektoni!

*Meredith Lepore
Burimi: Ladders

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of