Bordi Ekzekutiv i FMN-së përfundoi rishikimin e katërt dhe të pestë të performancës ekonomike të Serbisë, duke vënë në dukje se rimëkëmbja ekonomike e vendit ka tejkaluar pritshmëritë, mbështetur kjo edhe nga përpjekjet për të forcuar financat në sektorin publik, për të avancuar me reformat strukturore dhe për të rritur besimin tek investitorët. “Megjithatë, ka ende pika të dobëta, duke përmendur borxhin e lartë publik, si dhe sfidat strukturore në një mjedis të jashtëm të pasigurt.
Zbatimi me përpikëri i programit është një pikë kyçe në forcimin e themeleve për një rritje të fuqishme, në vendosjen e qëndrueshmërisë së borxhit publik dhe në rindërtimin e politikave monetare, u shpreh zëvendësdrejtori, Tao Zhang.
Sfida më e madhe në politikën fiskale është që borxhi publik të mbahet në nivele të qëndrueshme dhe të ulet sa më shumë të jetë e mundur.